Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Islamofobia Empty Islamofobia

Sun 9 Jun 2013 - 15:53
Duke qenë se parimisht është e udhës të kuptohet etimologjia e termave dhe fjalëve, edhe ne do të veprojmë njësoj, me shpresë se do ta qartësojmë kënaqshëm analizën mbi një çështje mjaft aktuale dhe problematike në shoqërinë në çdo vend në botë, edhe tek ne.

Islami është një nga tri fetë monoteiste dhe një nga dy fetë e ashtuquajtura Abrahamike. I është rishpallur të Dërguarit Muhammed a.s. dhe bazohet në Kuranin, fjalën e Allahut xh.sh. Fjala islam rrjedh nga gjuha arabe që, në kuptimin etimologjik, do të thotë paqe. Ndërsa, në kuptimin terminologjik nënkupton nëshnshtrimin dhe dorëzimin e vullnetit te Zoti Fuqiplotë.

Fobia, greqisht Phobos, do të thotë frikë ose frikë morbide, një frikë e fortë dhe joreale nga sendet, ndodhitë apo edhe ndjenjat. Ekzistojnë me qindra fobi të njohura: fobitë në objekte apo situata, insekte apo kafshë, fluturime etj., pastaj fobitë shoqërore që karakterizohen me turp publik apo reagime të pakontrolluara.

Fobia është një frikë e vazhdueshme të cilën personi e sheh gjithmonë aktuale, shpeshherë duke qenë krejt e paarsyeshme.

Islamofobia pra nënkupton një paragjykim apo urrejtje nga frika irracionale kundër Islamit, muslimanëve.



Më 1997, britaniku Runnymede Trust ka përcaktuar islamofobinë si frikë apo urrejtje të Islamit, përkatësisht, frikë dhe mosdashje të të gjithë muslimanëve, duke deklaruar gjithashtu se kjo i referohet praktikës së diskriminimit kundër muslimanëve duke i përjashtuar ata nga jeta ekonomike, shoqërore dhe publike e vendit.

Islamofobia pra, referohet si frikë e pabazë dhe armiqësi ndaj islamit. Kjo frikë dhe armiqësi çon në diskriminim kundër muslimanëve duke i përjashtuar ata nga procesi i zakonshëm politik ose shoqëror, stereotipeve, prezumim të fajësisë nga ana e shoqatave, dhe në fund krime të urrejtjes.

Nga Stockholm International Forum on Combating Intolerance, Islamofobia është njohur si një formë e intolerancës, sikur ksenofobia dhe antisemitizmi.

Islamofobët kanë arsyetimet e tyre:

- Islami nuk ndan vlera të përbashkëta me fetë e tjera të mëdha

- Islami si fe është inferior ndaj Perëndimit dhe kulturave tjera. Është arkaik, barbarë dhe irracional

- Është monolit dhe nuk mund të përshtatet me realitetet e reaj

- Islami është fe e dhunës dhe mbështetet në terrorizëm

- Islami është një ideologji e politikës së dhunshme



Përgjithësisht, çdo arsyetim i islamofobëve është sipërfaqësor, dhe, siç pati thënë edhe Montogomery Ëatt për Muhammedin a.s., se në Perëndim asnjë personalitiet i madh historik nuk ishte ndriquar më zbehtë se ai, përkatësisht, edhe islamofobët mund t’i konsiderojmë si mosnjohës të islamit dhe paragjykues të mëdhenjë.

Një tendencë e përceptuar e islamofobisë në rritje, gjatë viteve 2000 është dhënë nga komentatorët e sulmeve të 11 shtatorit, ndërsa të tjerët e lidhin atë me praninë në rritje të muslimanëve në botën perëndimore.[1]



Në çdo cep të botës islamofobët kanë të njejtat arsyetime. Edhe tek ne në Kosovë. Duke u parë me dyshim çdo musliman, qoftë edhe fëmijë, si dhe me një shumllojshmëri justifikueshmërie, komuniteti musliman në botë dhe vend është vënë përpara një mosangazhimi total. Në këtë plan renditen edhe kritikat e muslimanëve drejtuar politikës ndërkombëtare e vendore, kritika këto që spërfillen, dhe si të tilla konsiderohen “reaksionare”, “anti-semite” dhe “irracionale”.

Në planin global apo atë etnik, islamofobia mohon një nga fuqitë më të mëdha të botës dhe vendit, muslimanët si shoqëri multikulturore.

Prandaj, prania e Islamit dhe muslimanëve në botë dhe vend duhet të shihet si një burim e forcë që mund të ndihmojë shumë në përmirësimin e imazhit të vendit në botë dhe gjendjës së katandisur etike në botë e vend. Duke mos hyrë fare në komentimin e ngjarjeve që ndodhën në botë dhe vend si rezultat i islamofobisë, përfshirë këtu edhe deklarimet e një pjese të politikanëve të vendit pas protestes se “Plisave” kundër “Sex Party-t” dhe “Kosova 2.0-s” në Prishtinë, pastaj këto të freskëtat në lidhje me ligjëratë “fyese” të Hoxhë Irfan Salihut, them se, kultivimi i kësaj sjelljeje është pa dyshim një virus shumë i dëmshëm për shoqërinë kudo qoftë, në botë e vend.

Pra, politikat e padrejta ndërkombëtare e vendore ndaj Islamit dhe muslimanëve shkaktojnë vetëm nxitje dhune e reagimi, ndërsa dhuna e reagimi vazhdimisht po nxit islamofobinë.



Prandaj, është e udhës dhe e një rëndësie të veçantë angazhimi i çdo njeriu në paraqitjen sa më reale të Islamit, sepse, duke vepruar kësisoji do të ndihmonte në mirëqenien shoqërore dhe zbardhjen sa më të madhe të së vërtetës, pastaj, po veproi ndryshe, do të gënjente.



[1] Steven Vertovec, “Islamophobia and Muslim Recognition in Britain”; in Haddad (2002) pp. 32–33

Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Islamofobia Empty Re: Islamofobia

Sun 9 Jun 2013 - 16:25
Message reputation : 100% (1 vote)
Por si i behet qe cdo kundershtues i Islamit per ju i bie te jete "ISLAMOFOBIK",por te gjithe ama?! Dhe nga ana tjeter mbeshtesni se jeni njerez te komunikimit,te paqes,tolerante dhe respektues te feve te ndryshme qe egzistojne ne njerezit? Ku e shihni ju kete me qafsh?
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi