Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Shirat e dendura, probleme në Vlorë dhe Elbasan  Empty Shirat e dendura, probleme në Vlorë dhe Elbasan

Tue 16 Oct 2012 - 16:24
Shirat e dendura, probleme në Vlorë dhe Elbasan  Shiu

Shirat e dendura kanë shkaktuar probleme të shumta në qytetin bregdetar të Vlorës, kurse në qytetin Elbasanit janë shfaqur proleme në qarkullimin rrugor.
Në qytetin e Vlorës era e fuqishme, e shoqëruar me reshje të dendura shiu ka shkaktuar rënien e rrethimeve të pallateve në ndërtim në anë të bulevardit kryesor, shkuljen e tendave të bizneseve të ndryshme, si dhe përmbysjen e një kioske së bashku me vendqëndrimin e stacionit të autobusit.
Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë qytetar të lënduar, por vetëm dëme të konsiderueshme materiale. Ndërkaq, moti i keq ka sjellë probleme në lundrimin e trageteve në portet e Vlorës dhe Durrësit.
Ndërsa në qytetin e Elbasanit, rreshjet kanë shkaktuar probleme edhe më të rënda.
Reshjet e dendura të shiut të rëna 24 orët e fundit në rajonin e Elbasanit, kanë shkaktuar edhe problemet e para në qarkullimin rrugor.
Shefi i Shtabit të Emergjencave Civile, Mustafa Arapi, tha se, “si pasojë e reshjeve të shiut ka pasur probleme në qarkullimin rrugor në disa akse rrugore si në Qafë Thanë- Librazhd, si edhe Elbasan-Peqin”.
Sipas tij, si pasojë e reshjeve disa masive me dhe dhe gurë kanë rënë në rrugë nga kodrinat duke shkaktuar probleme në qarkullim.
Në këto akse rrugore policia ka bërë të mundur qarkullimin rregullisht të mjeteve, ndërsa i ka bërë thirrje drejtuesve të mos ecin me shpejtësi, pasi ka rrezik aksidentesh.
Aktualisht të gjitha akset rrugore janë të kalueshme, por gjithsesi këto akse përbëjnë rrezik për aksident si pasojë e shirave, që vazhdojnë të bien në rajonin e Elbasanit.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi