Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Shirat, kthehen përmbytjet në qytetin e Shkodrës  Empty Shirat, kthehen përmbytjet në qytetin e Shkodrës

Tue 16 Oct 2012 - 16:36
Shirat, kthehen përmbytjet në qytetin e Shkodrës  59376

Të jetosh nën ujë për shkodranët tashmë është refren i çdo vjeshte, që vazhdon deri në verë. Dy ditët e fundit me reshje, kanë mjaftuar që lagjet e Shkodrës të përmbyten. Banorët e lagjeve “Draçin”, “Tepe”, dhe hyrjes së qytetit kanë përjetuar sërish ankthin dhe frikën e vërshimit të ujit. Natën e së dielës, situata është bërë edhe më problematike, pas stuhisë së fortë që përfshiu zonën. Ndërkohë, nuk ka një numër të saktë të shtëpive të përmbytura, por ajo që shihet me sy të lirë dhe nga dëshmitë e banorëve, janë shtëpi të tëra që ‘notojnë’ në ujë. E si gjithmonë gishti tregues për fajin, shkon drejt Bashkisë, e cila sipas banorëve nuk ka punuar si duhet, madje ata thonë se punimet që po kryen po bëhen shkak për përmbytjet. Nga ana tjetër burime nga Bashkia e Shkodrës, shprehen se, situata nuk është problematike.
BANORËT
Banorë të shtëpive të përmbytura, akuzojnë Bashkinë e Shkodrës se investimet që po kryen për rehabilitimin e këtyre zonave, nuk janë menduar mirë. Madje sipas tyre, këto punime janë larg përfundimit, megjithëse vjeshta ka trokitur dhe si pasojë në vend që të zgjidhin problemin, janë kthyer në shkaktare të përmbytjeve. Qytetarë të zonës pranë ‘Xhamisë së Plumbit’, shprehin habi për mungesën e kanalizimeve në këtë rrugë. “E gjithë rruga nuk ka kanalizime të ujërave të bardha. Kjo është arsyeja që të gjitha ujërat vijnë dhe mblidhen tek zona e Xhamisë. Që kur nisi ky investim ne kemi këmbëngulur që të bëheshin kanalizimet. Askush nuk na dëgjoi, si rezultat vijnë përmbytjet”, – shprehet Kujtimi, një nga banorët e zonës. Për zonën e “Tepes” dhe të “Draçinit”, sërish është një investim i Bashkisë që sipas banorëve ka shkaktuar këtë situatë. “Ne jemi të përmbytur për shkak të punimeve që po bëhen në Unazën lindore të qytetit. Rruga e re që po ndërtohet është në nivel më të lartë se rruga ekzistuese dhe oborret e shtëpive. Për pasojë, të gjitha ujërat që vijnë nga kodra e Tepes përfundojnë në shtëpitë tona”, tregon Shuaipi, banor i lagjes “Draçin”.

BASHKIA

Nga ana e saj, Bashkia e Shkodrës sqaron se investimet për të mënjanuar përmbytjet, janë të studiuara sipas projekteve të bëra nga specialistë të fushave. Për sa u përket përmbytjeve të ditëve të fundit, Bashkia thotë se situata nuk është problematike. Ndërkohë që kjo Bashki ka qenë një nga njësitë vendore më të dëmtuara gjatë përmbytjeve të kaluara. Për shkak të prezencës shumë të madhe të ujit në lagjet hyrëse të qytetit të Shkodrës, vitin e kaluar u evakuuan rreth 2500 banorë. Numri i shtëpive të rrethuara nga uji ishte 2750, ndërsa numri i shtëpive të përmbytura, 1800.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi