Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

     Reshje të dendura bore në Pukë e Tropojë Empty Reshje të dendura bore në Pukë e Tropojë

Tue 15 Apr 2014 - 22:51
     Reshje të dendura bore në Pukë e Tropojë 77382-2


  • [url=https://twitter.com/intent/tweet?text=%E2%80%8BReshje t%C3%AB dendura bore n%C3%AB Puk%C3%AB e tropoj%c3%ab&url=http://www.gazetaexpress.com/lajme/reshje-te-dendura-bore-ne-puke-e-tropoje-8400/&via=gazetaexpress]0 [/url]
  • 71



Si pasojë e reshjeve të shumta të dëborës sot në Pukë, shfaqen probleme me linjat e tensionit të lartë.
Mësohet se linjat e tensionit të lartë kanë rënë në kontakt me linjat e mesme. Nga kontakti i të dyjave linjave, rrezikohen disa banesa në fshatin Arst të Komunës Fierzë.
Ndërkohë, probleme paraqiten dhe në disa zona të Tropojës, ku reshjet e borës, shkaktuan ndërprerje të energjisë elektrike, raporton BalkanWeb.
Në zonën e Tropojës intensiteti i dëborës ka qenë i madh, duke shkuar në mbi 10 cm.
Në mesditë nisën reshjet e dendura të borës, në rrethin e Pukës dhe Tropojës, duke ulur në mënyrë drastike temperaturat.
Duket se moti po bëhet “kapriçoz” kohët e fundit, pasi disa ditë më parë në qytetin juglindor të Korçës ndodhi po e njëjta gjë.
Ndryshimet e herëpashershme të temperaturave, kanë risjellë fenomene të tilla, ndonëse jemi në mesin e prillit, muaj i pranverës.
Trashësia e bores në Korçë, në datën 10 prill arrinte deri në 4 centimetra.
Reshjet e borës përfshinë dhe zonat më të thella malore kryesisht në veri të vendit, ku më tepër janë regjistruar në qarkun e Dibrës.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi