Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Ja si te arrini trupin e persosur  Empty Ja si te arrini trupin e persosur

Fri 19 Oct 2012 - 14:40
Ja si te arrini trupin e persosur  Images

Këta hapa të thjeshtë që do t’i paraqesim në vazhdim do t’ju ndihmojnë që ta riktheni trupin në formë dhe ta ruani linjën e mirë.Këta hapa të thjeshtë që do t’i paraqesim në vazhdim do t’ju ndihmojnë që ta riktheni trupin në formë dhe ta ruani linjën e mirë. Këto rregulla i përdorin njerëzit ndaj të cilëve ndjeni xhelozi për shkak të pamjes së shkëlqyeshme. Zbulojeni sekretin e tyre dhe bashkohuni!

- Mos mbani dietë: Problemi së pari zgjidhet në kokë. Mbajtja e dietës është stres, pasi që nëse diçka ia ndaloni trupit, ai sikur e kërkon atë. Mendoni për dietën, si një ndryshim të mënyrës së të ngrënit i cili do t’ju ndihmojë që ta arrini dhe ta ruani linjën e dëshiruar. Në ushqim përfshini sa më shumë pemë e perime, hidrokarbure dhe ujë.

- Kujdesuni për peshën tuaj: Matuni vazhdimisht, por mos u obsesononi me treguesin që paraqet peshën. Shfrytëzojeni matjen si masë paraprake. Kur ta vëreni se pesha juaj është ndryshuar, atëherë do ta dini se ka ardhur koha që ta ndizni alarmin dhe ta ndryshoni mënyrën e jetesës.

- Ushtroni: Ushtrimi është mënyrë e shkëlqyeshme për ngritjen e disponimit dhe djegien e kalorive. Vetëm 15 minuta të ecjes së shpejtë në ditë është rrugë e mirë në këtë drejtim. Gjejeni formën e të ushtruarit i cili më së miri ju përshtatet dhe vazhdimisht ngriteni minutazhën.

- Mos i zgjidhni problemet me ushqim: Largojeni ushqimin nga lista e gjërave të cilat ju ndihmojnë që të ndiheni mirë. Akullorja dhe çokollata nuk do t’i zgjidh problemet e juaja, por në fund vetëm sa do t’i përkeqësojë. Në vend të ëmbëlsirave përgatisni një vaskë me ujë të nxehtë, thirreni shoqen apo ngriteni volumin e muzikës deri në fund dhe kërceni.

- Ndaloni së ngrëni kur të shihni se jeni ngopur: Fshijeni fjalën “më duhet që ta ha tërë pjatën“. Hani ngadalë dhe me arsye, dhe kur ta ndjeni se jeni ngopur largojeni ushqimin pa marrë parasysh sasinë që ka mbetur në pjatë. Përveç tepricës së kilogramëve do të shpëtoni edhe nga fryrja.

- Mos hiqni dorë: Mos lejoni që dieta e përfunduar t’ju dërgojë drejt në ngrënie të tepërt. Lëshojuni kafshatave më ëmbëlsira, por le të jenë të vogla. Në vend që pas ndërprerjes të kaloni në ‘grabitjen’ se çka ju mbërrin dora, zgjidhni sasi të vogla, hani ngadalë dhe kënaquni.

- Mos i ikni mëngjesit: Mëngjesi është shujta të cilën assesi nuk guxoni ta kaloni. Arsyeja është e thjeshtë, derisa nuk hani diçka organizmi juaj nuk do të fillojë të funksionojë. Është e rëndësishme që të hani diçka në orën e parë pas zgjimit
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi