- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
Higjena e gojës, shqiptarët të fundit në Europë
Sat 20 Oct 2012 - 12:00
Shqiptaret renditen të fundit në Europe persa i përket higjenës së gojës.
Një studim i kryer nga Federata Dentare mbi Shëndetin Oral tregon se shqiptarët shpenzojne mesatarisht 1,5 euro në vit për pastë dhëmbesh dhe për furçë.
Sipas studimit, ka raste që me një tub prej 75 ml pastë dhëmbesh kalohet i gjithë viti, ndërkohë që furça nuk ndërrohet për shumë kohë.
“Indeksi i karriesit në Shqipëri lë shumë për të dëshiruar. Krahasuar me vendet e tjera, Gjermania përshembull ka një indeks prej vetëm 0,7. Greqia, një vend fqinj e ka këtë indeks të 1,3, ndërsa ne jemi në vend të fundit në Europë, me indeksin 3,1”, deklaroi Ruzhdie Qafmolla, koordinatore e Shërbimit Stomatologjik Shqiptar.
Statistikat përfshijnë zonat urbane dhe ato rurale. Por, higjena e gojës është shqetesim edhe për dentistët në vendin tonë, pasi indeksi i karriesit është shumë i lartë.
“Një tjetër problem është ndërrimi i rrallë i furçave të dhëmbëve, të cilat duhet të ndërrohen e pakta një herë në tre muaj, ndërsa është shumë e rëndësishme që të ndërrohen gjithmonë pas kalimit të një sëmundje apo infeksioni”, shtoi koordinatorja.
Njëkohësisht, ajo bëri apel për të ndërgjegjësuar se lënia e dhëmbëve të prishur, është në gjendje që të krijojë probleme dhe sëmundje të tjera, edhe në pjesë të tjera të organizmit.

- ValbonaPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 10075
Hobi : muzika, piktura, poezia.........
Vendndodhja : Ne mes tingujve .....
Anetaresuar : 08/07/2012
Re: Higjena e gojës, shqiptarët të fundit në Europë
Sat 20 Oct 2012 - 16:29
Na fulliqen keto statistikat neve ore na i nxorren te gjitha ..............
- Të fundit në Europë për pastërtinë e ujit
- Shqipëria e fundit në Europë sa i përket pagës minimale
- Globalizimi social, Shqipëria e fundit në Europë, përkrah Kubës, Tunizisë, Senegalit në botë
- Lajm i fundit, presidenti i eurogroup: “Do vijojnë konfiskimet e depozitave bankare në gjithë Europë
- 31 Maji, Dita Boterore kunder Duhanit. Shqiptaret, te dytet ne Europe pas turqve
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi