Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shqipëria e fundit në Europë sa i përket pagës minimale Empty Shqipëria e fundit në Europë sa i përket pagës minimale

Sun 16 Mar 2014 - 14:36
Sipas një analize të OPEN Date Albania, vendi ynë renditet i fundit në krahasim me vendet e rajonit
Shqipëria e fundit në Europë sa i përket pagës minimale Leke-ne-dore
Paga minimale në Shqipëri është më ulëta në rajon dhe në Evropë. Sipas një analize të realizuar nga OPEN Date Albania, Shqipëria renditet e fundit në Europë përsa i përket pagës minimale. Krahasuar me vendet e rajonit, vendi ynë me vlerë të pagës minimale prej 156 euro renditet i fundit edhe në krahasim me Kosovën. Vende të tjera të rajonit si Kroaci; Mal i Zi; Maqedoni apo Serbi aplikojnë paga minimale më të larta së Shqipëria, duke i ofruar kështu qytetarëve një nivel më të mirë jetese. Ndërsa, Kosova aplikon një pagë të veçantë minimale, sipas moshës së të punësuarit. Nën moshën 35 vjeç, paga minimale është 130 Euro/Muaj, ndërsa për moshën 35-65 vjeç paga minimale është 170/Muaj Euro.

Ndërkohë vendet e Europës aplikojnë paga shumë herë më të larta krahasuar me rajonin dhe Shqipërinë. Vendi i cili ka pagën minimale më të larë të është Luksemburgu dhe arrin në 1921 Euro/Muaj. Më pas renditet Belgjika, Irlanda, Franca, Britani e Madhe. Gjermania aplikon pagë minimale në bazë të sektorëve, dhe tarifa më e ulët arrin 7 euro/ora për 48 orë pune në javë.

Ndër vendet me pagë minimale më të ulët, e cila nuk i kalon 200 euro/muaj renditen Bullgaria, Serbia, Mali Zi, Rumania. Ndërsa Italia, Danimarka, Austria, Finlanda, Suedia, Zvicra dhe Norvegjia nuk aplikojnë pagë minimale zyrtare. Paga minimale është paga më e ulët që është e detyrueshme të zbatohet nga çdo punëdhënës, vendas ose i huaj. Paga minimale përcaktohet me Vendim të Këshillit të Ministrave me propozimin e Ministrit të Punës. Paga minimale mujore në shkallë vendi aktualisht është 22 000 lekë. Kjo pagë jepet për 174 orë pune në muaj të kryera gjatë kohës normale të punës.

/Shekulli Online/ E.L./
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Shqipëria e fundit në Europë sa i përket pagës minimale Empty Re: Shqipëria e fundit në Europë sa i përket pagës minimale

Sun 16 Mar 2014 - 14:45
Ndaj kane kaq pak trru shqiptaret, se paguhen pak?!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi