Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Krijohet benzine e paster vetem nga ajri dhe uji  Empty Krijohet benzine e paster vetem nga ajri dhe uji

Sat 20 Oct 2012 - 14:07
Krijohet benzine e paster vetem nga ajri dhe uji  Images

Kësaj risie ia ka dalë mbanë një rafineri britanike, "Air Fuel Synthesis.
Kapja e anidridit karbonik nga ajri që thithim çdo ditë mund të shndërrohet në karburant, duke eliminuar njëkohësisht edhe një prej gazeve kryesore të atmosferës. Ndoshta është shumë e bukur për të qenë e vërtetë, por ja që ia ka dalë mbanë një rafineri britanike, "Air Fuel Synthesis", që prej muajit gusht ka prodhuar 5 litra benzinë, duke përdorur pikërisht andridin karbonik dhe avullin e ujit.
Tashmë, gjatë dy viteve të ardhshëm, krerët dhe inxhinierët e kompanisë kanë bindjen se mund të zgjerohet e gjitha në shkallë tregtare, duke prodhuar një ton në ditë. Kjo risi është zyrtarizuar nga kreu i kompanisë Peter Harrison në një konferencë shtypi: "Morëm andrid karbonik nga ajri dhe hidrogjen nga uji, duke i transformuar në karburant". Bëhet fjalë për benzinë që mund të magazinohet, transportohet e përdoret edhe nga motorët që përdoren aktualisht, megjithëse nuk përban shtesat që gjenden në karburantet tradicionalë.
Kjo benzinë e "pastër" mund të pordhohet pa nevojën e infrastrukturave të reja të kushtueshme. Potenciali i kompanisë është i madh, aq sa mund të ndryshojë përgjithmonë panoramën ekonomike edhe në rang evropian, me Britaninë që mund të merrte kontrollin e prodhimit të karburantit, praktikisht nga...hiçi.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi