- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
Luksemburgu, në festë për dasmën mbretërore
Sun 21 Oct 2012 - 8:55
Luksemburgu po feston martesën e princit të kurorës Guillaume, 30 vjeç, me konteshën belge Stephanie de Lannoy, evenimenti më i madh në dekada në principatën e vogël.
Përfaqësues të familjeve mbretërore evropiane si dhe qytetarë të zakonshëm ndoqën ceremoninë në katedralen Notre Dame, një ditë pasi çifti lidhi kurorë në një tjetër ceremoni civile.
Festimet do të kulmojnë me një koncert pop që do të zhvillohet më vonë gjatë ditës. Princi i kurorës Guillaume është i pari në radhën për fronin e Luksemburgut.
Shampanjë e llojit të kufizuar, çokollata dhe ëmbëlsira të tjera kanë mbushur vitrinat e dyqaneve të qytetit, bashkë me postera që tregojnë çiftin e sapomartuar.
Banorët e Luksemburgut kanë reputacionin e të qënit njerëz të qetë e të rezervuar, por këtë herë ata kanë mbushur rrugët e qytetit për të festuar.
Mbi 120 media ndërkombëtare kanë kërkuar akreditimin për këtë ngjarje, përfshirë këtu kanale televizive dhe gazeta nga Kina, Maroku, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara. Ndërkohë, Zyra Turistike e qytetit po organizon një tur martesor treditor për fansat e familjes mbretërore.
Lista zyrtare e të ftuarve për ceremoninë përfshin mbretin dhe mbretëreshën e Norvegjisë, princin e Japonisë, si dhe princin Hassan dhe princeshën Sarvath të Jordanisë. Ndërsa Mbretëria e Bashkuar në këtë eveniment përfaqësohet nga princi Edëard dhe kontesha e Ueseksit.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi