Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

Beckham justifikohet për thashethemet e martesës mbretërore Empty Beckham justifikohet për thashethemet e martesës mbretërore

Wed 14 Dec 2011 - 15:37
David dhe Victoria Beckham ishin ndër të ftuarit e privilegjuar në dasmën e Princ William dhe Kate Middleton.

Sipas akuzave të bëra publike në një program televiziv në Amerikë nga Lady Elizabeth Anson, kushërirë e Mbretëreshës, David dhe Victoria janë ankuar për karriget që u ishin caktuar në pjesën e mbrapme të sallës së Kishës Westminster Abbey dhe kanë kërkuar që të ndërrojnë biletën e pozicionit të karriges së tyre.Beckham justifikohet për thashethemet e martesës mbretërore BECKSLady Elizabeth ishte organizatorja e festës, për një gamë të ftuarish prej 350 vetash, përfshirë monarkë dhe personalitete. Por David 36-vjeçar dhe Victoria 37-vjeçare kanë reaguar menjëherë pas kësaj akuze duke e komentuar si “plotësisht budallallëk”. Por dokumentari “Inside The Royal Wedding” (brenda martesës mbretërore), i transmetuar mbrëmë në televizioni amerikan NBC, rrëfen ndryshe!

Menjëherë pas këtij dokumentari, zëdhënësi i Beckham ka dalë dhe ka deklaruar për shtypin:

“David dhe Victoria kanë qenë të nderuar që kanë qenë ndër të ftuarit e dasmës dhe është plotësisht budallallëk të thuash të kundërtën!”

Kjo është hera e parë që diskutohen detaje nga të ftuarit e martesës së shekullit. (LajmeShqip.com)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi