Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

 1308: Arbëria sipas përshkrimit të një udhëtari anonim Empty 1308: Arbëria sipas përshkrimit të një udhëtari anonim

Mon 22 Oct 2012 - 15:55
Citim:




O.GORKA, Anonymi Descripto Europae Orientalis, f. 25-29. Origjnali latinisht.

Tash po flasim për Arbërinë, e cila në anën jugore, gjendet menjëherë
pas Greqisë, është e vendosur mes Rashkës dhe tokës së Despotit. Arbëria
është më tepër një tokë e shtrirë dhe e gjerë. Banorët e saj janë me të
vërtetë luftarakë prej nga dalin shigjetarë dhe heshtarë të
shkëlqyeshëm. E tërë kjo tokë është e ndarë nga katër lumenj të mëdhenj:
Ersenta (Erzen), Mathia (Mat), Scumpino (Shkumbini), dhe Epasa (Osum).

Vendi është prodhues i mishit, djathit dhe tambëlit (qumshtit); nuk
është aq e pasur me bukë dhe verë, ndonëse zotërinjtë pjesërisht, kanë
në sasi të mjafta. Ata nuk kanë qytete, kampe, fortifikata as ferma, por
jetojnë më tepër në tenda dhe janë vazhdimisht në lëvizje nga njëri
vend në tjetrin me ndihmën e luftëtarëve dhe kushërinjve të tyre. Ata
kanë një qytet të quajtur Duracium (Durrës) i cili u takon Latinëve, dhe
nga i cili ata furnizohen me tekstile dhe gjëra tjera të nevojshme.
Princi i Tarentos, bir i Mbretit të Sicilisë, tash mban ndikimin mbi
pjesë të kësaj mbretërie duke përfshirë qytetin e Durrësit. Ishte
vullneti i lirë i zotërinjve të tokave, të cilët në pajtim me dashurinë e
tyre natyrore që kanë ndaj Francezëve, vetvetiu dhe lirisht pranuan atë
si kryezot.

Nga Apulia dhe qyteti i Brindizit ndokush mund të arrijë për një natë,
dhe nga Durrësi mund të udhëtojë përmes Shqipërisë për në Greqi dhe
Konstantinopol shumë më lehtë dha pa të gjitha ato vështirësi në rrugë
dhe rreziqe në det. Perandorët Romakë në kohën antike përdornin këtë
rrugë, sepse është shumë e vështirë të çosh një ushtri të madhe nëpër
det për një kohë të gjatë dhe për një rrugë kaq të gjatë. Mbretëria e
përmendur e Arbërisë, tash nuk ka mbret, toka është e ndarë mes
zotërinjve të tokave të cilët sundojnë vetë dhe nuk varen nga ndonjë
tjetër. Kjo krahinë është quajtur Albania (Arbëri) sepse banorët e këtij
vendi linden me flokë të bardhë (albo).

Qentë këtu janë shumë të mëdhenj dhe janë aq të egër sa vrasin sikur
luaj. Siç e ka cekur Plini, Arbëreshët dërguan një këso qeni tek
Aleksandri i Madh, e që i mposhtëte luajt, elefantët dhe demat në
stadium. Ata kanë sy të ngjyrosur, të përhimtë në bebëza, ashtuqë mund
të shohin më mirë natën se ditën.

Janë dy Albania, një në Azi afër Indisë, për të cilën nuk jemi duke
folur këtu, dhe tjetra në Europë që është pjesë e Perandorisë Bizantine
dhe për të cilën po flasim këtu. Kjo përmban dy krahina: Clisara
(Këlcyra) dhe Tumurist (Tomorishta). Përveç këtyre dy krahinave ka edhe
krahina tjera: Cumania, Stophanatum, Polatum (Pulti) dhe Debre (Dibra),
të cilat janë krahina haraçpaguese tek Arbëreshët, dhe pak a shumë të
varura prej tyre, sepse ushtrojnë buqësinë dhe rrisin vreshta dhe i
ruajnë gjërat e nevojshme në shtëpitë e tyre.

Banorët e këtyre provincave nuk lëvizin nga vendi në vend siç bëjnë
Arbëreshët e lartpërmendur, por jetojnë kryesisht në shtëpi të mëdha nga
guri, dhe në qytete, dhe as nuk janë tërësisht Katolikë as tërësisht
shizmatikë. Po të predikonte ndokush fjalën e Zotit tek ta, do të
pretendonin se janë Katolikë të vërtetë, sepse është e ditur se për nga
natyra ata kanë simpati për Latinët. Arbëreshët e lartpërmendur kanë një
gjuhë e cila është e ndryshme nga ajo e Latinëve, Grekëve dhe Sllavëve,
ashtuqë nuk mund të komunikojnë me popujt e tjerë. Kjo mjafton për
Arbërinë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi