Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Madonna paditet në Rusi Empty Madonna paditet në Rusi

Wed 24 Oct 2012 - 12:13
Madonna paditet në Rusi Madonna
Madonna paditet në Rusi Madona
Telashe për Madonna-n. Këngëtarja “veterane” është paditur nga një grup aktivistësh rusë me akuzën se gjatë komenteve të saj në koncertin e mbajtur në Shën Peterburg në muajin gusht, nxiti marrëdhëniet homoseksuale mes minorenëve.

Në padi kërkohet një dëmshpërblim prej 8 milion eurosh “për dëmin moral” të shkaktuar në koncert kur u kërkoi të pranishmëve që të respektojnë të drejtat e homoseksualëve.

Gjithcka ndodhi gjatë performancës së këngës “No Fear”, kur Madona i kërkoi fansave që “të tregonin dashuri dhe vlerësim ndaj komunitetit të homoseksualëve. Ne luftojmë për të drejtën për të qenë të lirë”, tha këngëtarja 53-vjeçare.

Në Rusi propaganda për homoseksualizmin është krim dhe dënohet. Më herët, gjatë turit rus, Madona “ofendoi” Kremlinin duke i kërkuar lirimin e anëtareve të bandës “Pussy Riot”, të dënuara për blasfemi pas protestës anti-Putin në një katedrale në Moskë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi