Enada Hoxha e Gerd Vaso padisin për një foto kompaninë turke
Wed 24 Oct 2012 - 15:51
TIRANE – Çifti i balerinëve profesionistë, Enada Hoxha dhe Gerd Vaso, padisin në Gjykatën e Tiranës një kompani turistike turke për shkelje të jetës private. Balerinët e mirënjohur pretendojnë se janë dëmtuar nga publikimi i një fotoje të tyre në faqen e internetit të kompanisë turistike turke, pa u marrë leje më parë.
Në foton e shkrepur në vitin 2010 gjatë pushimeve të tyre në Turqi, shfaqeshin dy balerinët dhe fëmija i tyre i mitur. Padia penale, ku si paditës janë Enada Hoxha dhe Gerd Vaso, mban numrin 992 dhe është regjistruar dy ditë më parë në Gjykatën e Tiranës. Si palë e paditur aty është kompania turke “Ali Bey Reisen”. “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”, thuhet në objektin e padisë penale. Në Gjykatën e kryeqytetit, kjo padi do të shqyrtohet nga ana e gjyqtares Shefkie Demiraj.
Burime pranë Gjykatës sqaruan se ende nuk është caktuar data e seancës së parë të saj. Për shkak se pala e paditur ndodhet në Turqi, gjykata do të investohet përmes letër-porosive për ta vënë në dijeni kompaninë turke në lidhje me padinë. Historia që përfundoi me një përballje ligjore mes çiftit të balerinëve Enada Hoxha dhe Gerd Vaso dhe një kompanie turistike turke, ka zënë fill në vitin 2010. Çifti Hoxha-Vaso ishin të ftuar specialë në inaugurimin e një kompleksi turistik të kompanisë “Ali Bey”.
Ftesa e tyre ishte për shkak të të qenët figura publike, si edhe për faktin se ishin klientë prej disa vitesh të kompanisë turistike “Ali Bey”. Gjatë ceremonisë festive, balerinët kishim me vete dhe fëmijën e tyre, në atë kohë 2-vjeçar. Nga ana e stafit janë shkrepur foto të të ftuarve në momente të ndryshme. Sipas padisë së depozituar në Gjykatë, pikërisht një nga këto foto, ku shquhej edhe fytyra e të miturit, është përdorur më pas si imazh në faqen në internet të kompanisë turistike. Referuar padisë, për publikimin e kësaj fotoje në internet nuk i është kërkuar leje çiftit të balerinëve.
Sipas pretendimeve, fotoja ku shfaqen ata dhe fëmija i tyre i mitur, jo vetëm është publikuar pa konfirmimin e tyre, por edhe është përdorur për qëllime publiciteti. Kjo, për shkak se ajo zinte një vend kryesor në faqe. Padia e tyre është bazuar në nenin 121 të Kodit Penal, sipas të cilit, në rast të deklarimit të fajshëm, kompania turke dënohet me gjobë.
(er.nu/panorama/BalkanWeb)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi