2 Kushërinj në hasmëri falin gjakun: Ai që fal është si mbreti
Wed 24 Oct 2012 - 21:33
DURRËS- “Ai që fal është si mbreti, ndërsa ai që s’fal është si dreqi! Paci faqen e bardhë!, këto fjalë janë lëshuar teksa janë shtrënguar duart e dy kushërinjve të parë, të fisit Marku nga Kukësi, banorë në Xhafzotaj të Durrësit, të përfshirë në gjakmarrje, rreth një muaj më parë.Në këtë fshat Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar bëri pajtimin mes dy familjeve në hasmëri, por me lidhje gjaku mes tyre. Hasmëria mes familjes së Xhelil Marku dhe Musa Sali Marku ekzistonte si pasojë e një plagosje me armë zjarri, vetëm pak kohë më parë.
Familjet i shtrinë dorën e pajtimit njëra- tjetrës, duke eleminuar kështu gjakderdhjen e mëtejshme.
Ndërkaq, Shoqata Mbarë Kombëtare e Pajtimit të Gjaqeve, ka vizituar familjen e 18-vjecares së masakruar në Durrës, Aishen Vata, i ati i 18-vjecares, Muhamet Vata nuk ka pranuar të flasë për gjakmarrje, pasi sipas tij nuk ka asnjë konflikt të hapur me familjen e Shaban Norjas, 80-vjec. Ndërkohë për shkak të gjakmarrjes në Shqipëri janë të ngujuara mbi 1300 familje
balkanweb

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi