Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Pajtohet pas 15 vjetësh dy familje në hasmëri Empty Pajtohet pas 15 vjetësh dy familje në hasmëri

Thu 29 Aug 2013 - 23:04
Pajtohet pas 15 vjetësh dy familje në hasmëri Pajtimi%20n%20Nnshatshkodr
Anila Dushi

Dy familje në fshatin Nënshat të komunës Hajmel në Shkodër, të cilat ishin në hasmëri prej 15 vitesh, i kanë shtrirë dorën e pajtimit njëra-tjetrës.

Ka qenë mesha e mbajtur në kishën e Nënshatit me rastin e festës fetare të Shën Gjon Pagëzorit vendi i zgjedhur nga familjet Shtjefni e Doçi për t’i dhënë fund hasmërisë.

Në prani edhe të arqipeshkvit të Dioqezës së Sapës, Imzot Luçiano Agostini , familja Shtjefni ka falur gjakun duke u pajtuar me familjen Doçi. Fran Shtjefni, djali i të vrarit ka deklaruar në emër të fisit të tij se pajtohet me familjen Doçi me të cilën ishin në hasmëri prej 15 vitesh.

Ngjarja që solli hasmërinë mes dy fiseve ka ndodhur në vitin 1998 ku gjatë procesit zgjedhor lindi një konflikt mes pjesëtarëve të dy familjeve që më pas u shoqërua me përdorim të armëve dhe ku nga Domenik Doçi u vra Tom Shtjefni.

Që nga ajo kohë dy familjet kanë qenë në hasmëri mes tyre. Në prani të arqipeshkvit dhe mjaft banorëve të Nënshatit , ato u kanë shtrirë dorën e pajtimit njëra-tjetrës.

Arqipeshkvi Agostini i ka përgëzuar familjet për këtë veprim ndërsa ka shtuar se shembullin e tyre duhet ta ndjekin dhe familje të tjera që kanë konflikte e hasmëri, duke ndikuar në largimin e së keqes, në pajtimin e familjeve pasi mund të ketë njerëz që në zemër e mendje ushqejnë ndjenjat e gabueshme të hakmarrjes që e rrënon njeriun.shekulli.
FALKO
FALKO
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3576
<b>Hobi</b> Hobi : Makinat
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/10/2012
http://WwW.EngjujtShqiptare.com

Pajtohet pas 15 vjetësh dy familje në hasmëri Empty Re: Pajtohet pas 15 vjetësh dy familje në hasmëri

Thu 29 Aug 2013 - 23:08
Lajm vertet shume i mire,dhe per tu admiruar. Shpresoj te merret si shembull nga fiset qe jan ne hasmeri
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi