Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Arrin në Durrës prej Kosovës, më i madhi Flamur Kombëtar Empty Arrin në Durrës prej Kosovës, më i madhi Flamur Kombëtar

Thu 25 Oct 2012 - 9:35
Arrin në Durrës prej Kosovës, më i madhi Flamur Kombëtar 247781_521659901178769_1359842522_n

Në prag të festimit të 100-vjetorit të krijimit të Shtetit Shqiptar në qytetin e Durrësit ka arritur nga Kosova.
Flamuri ynë Kombëtar, më i madhi që është përdorur ndonjëherë në vendin tonë. Sipërfaqja e tij është rreth 150 m². Ky flamur do të paraprijë shumë veprimtari kulturore e historike.
Organizatorët bëjnë me dije se simboli që karakterizon shtetin tonë përpara çdo fuqie të huaj, tashmë unifikon të gjithë shqiptarët kudo që janë, pavarësisht vendbanimit. Qëllimi i mbërritjes së flamurit gjigant në qytetin e Durrësit është 100-vjetori i Pavarësisë dhe manifestimit që do të bëhet në një nga ambjetet turistike të bregdetit. Manifestimi i organizuar do të përmbajë program muzikor me këngëtarë shqiptarë nga të gjitha trevat e Shqipërisë, valle popullore nga ansamble të ndryshme artistike, recitime patriotike. Nata gala e 100-vjetorit të Pavarësisë nis mbrëmjen e 28 Nëntorit.
Flamuri prej 150 m2 do të valëvitet fillimisht në Durrës pastaj bashkë me atdhedashësit do të marshojë për në qytetin historik të Vlorës. Një flamur me dimensione të tilla është përdorur vetëm nga tifozëria e zjarrtë e shqiptarëve, që jetojnë në Maqedoni gjatë ndeshjeve të futbollit të kombëtares tonë dhe një flamur i ngjashëm për nga madhësia është përdorur ditën e pavarësisë së Kosovës.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi