Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Zgjohet pas 7 viteve në koma pasi i japin një pilulë gjumi.. Empty Zgjohet pas 7 viteve në koma pasi i japin një pilulë gjumi..

Thu 25 Oct 2012 - 9:55
Zgjohet pas 7 viteve në koma pasi i japin një pilulë gjumi.. 576371_521418764536216_2087135546_n

Një person nga Afrika e Jugut është zgjuar pas shtatë viteve në koma pasi iu dha një pilulë gjumi.

Aywanda Nqinana nga Johanesburgu, pësoi dëmtime të rënda në tru pas një aksidenti rrugor në vitin 2005.
Doktorët e tij thanë se babai i një fëmije nuk do e marrë kurrë veten.

Por gruaja e tij Nomfundo kishte lexuar një artikull gazete ku flitej për një pacient në koma, që ishte zgjuar pasi i kishin dhënë pilulën e gjumit Stilnox.

Ajo insistoi që të shoqit t’i jepet kjo pilulë dhe pesë ditë më vonë ai u zgjua dhe mund të flasë. Ai madje njeh të afërmit, përfshi djalin e tij Ayavuya dhe mund të rikujtojë bisedat e bëra përpara përplasjes.

Gruaja e tij tha se dita kur i shoqi u zgjua nga koma është dita më e lumtur në jetën e saj.

Megjithatë mjekët thonë se ata sërish nuk janë të bindur se ka qenë pikërisht efekti i kësaj pilule që bëri që ai të zgjohet në koma.

Para dy vitesh u raportua se një person nga Australia u zgjua nga koma pasi mori këtë pilulë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi