Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Uragani “Sandy” godet Kubën Empty Uragani “Sandy” godet Kubën

Thu 25 Oct 2012 - 11:02
Uragani “Sandy” godet Kubën Uragani-permbytje

Stuhija “Sandy” është përforcuar duke u kthyer në një uragan të kategorisë së dytë teksa bëhet gati të zbarkojë në jug-lindje të Kubës.

Uragani po lëvizte me erëra që kapnin shpejtësinë 175 kilometra në orë, kur zbarkoi në perëndim të Santiago de Cuba, deklaroi Qendra Kombëtare e Uraganëve në SHBA.

Ditën e mërkurë, një person u vra teksa “Sandy” kalonte nëpër Xhamajkë. Ndërkohë, në alarm për uraganin janë ishujt Bahamas dhe Florida, ku fenomeni natyror pritet të jetë në formën e stuhisë tropikale.

QKU paralajmëroi se uragani po sillte shira të dendura që mund të shkaktojnë përmbytje dhe rrëshqitje toke, sidomos në zonat me terren malor. Autoritetet lokale në Kubë deklarojnë se rret 1700 persona janë evakuar në kuadër të masave.

“Nuk mund të lejojmë që të rrezikohet asnjë jetë njeriu. Ne duhet të evakuojmë njerëzit në zonat ku ka gjasa të ketë përmbytje pa humbur kohë”, deklaroi shefi i mbrojtjes civile, Lazaro Esposito.

Ndërkohë, në Xhamajkë, mbi 1 mijë persona u strehuan nëpër kasolle, me banorët që raportonin përhapje të erës, ndërprerje të energjisë elektrike, përmbytje të rrugëve dhe dëme ndaj ndërtesave.

Autoritetet deklaruan se një person, një burrë i moshuar, humbi jetën kur u përplas nga rrëshqitja e tokës teksa përpiqej të arrinte shtëpinë e tij.

Enti i vetëm energjitik i vendit, Jamaica Public Service Company, deklaroi më herët se 70 për qind e klientëve të tij kishin mbetur pa elektricitet.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi