Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Ja çfarë la Sandy pas  Empty Ja çfarë la Sandy pas

Wed 31 Oct 2012 - 10:16
Ja çfarë la Sandy pas  Sandy-1

Stuhia historike Sandy, më shkatërruesja në dekada që përplasej mbi Shtetet e Bashkuara, ka marrë 50 jetë njerëzish, miliona vetë kanë mbetur pa energji elektrike e transporti është i bllokuar në një pjesë të mirë të zonave veri-lindore.

18 prej vdekjeve u regjistruan në qytetin e Nju Jorkut. Edhe pse e dobësuar, forca e Sandy-t nuk është fashitur krejtësisht: stuhia po vazhdon rrugën drejt veriut e pritet të sjellë sërish reshje të dendura shiu e përmbytje.

Metrotë e përmbytura të Nju Jorkut mbeten të mbyllura deri në një lajmërim tjeter. Mbi 18.000 fluturime janë anuluar edhe pse në Nju Jork e Nju Xhersi një numër i kufizuar avionësh kanë rinisur udhëtimet. Në të dy këto shtete presidenti Obama shpalli gjendjen e katastrofës natyrore, çka i hap rrugën fondeve federale që synojnë riparimin e dëmeve miliarda dollarëshe.
Presidenti, që ka pezulluar fushatën zgjedhore, viziton sot Nju Xhersin për të parë nga afër shkallën e dëmeve. Ai do të takohet me guvernatorin Kris Kristi dhe do të falenderojë punëtorët e emergjencës që luftojnë për të mposhtur këtë fatkeqësi.

Të paktën 8 milionë shtëpi dhe biznese kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të stuhisë. Sandy solli një baticë prej katër metrash në Manhatan, edhe më e lartë se rekordi i mëparshëm i tre metrave i regjistruar gjatë uraganit Donna në 1960-ën. Kjo ishte një stuhi shkatërruese, mbase më e keqja që kemi parë ndonjëherë, tha kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Majkëll Blumberg. Më herët gjatë përplasjes mbi Karaibe, Sandy shkaktoi gati 70 vdekje.

Tregu i aksioneve New York Stock Exchange qëndroi mbyllur të martën për një ditë të dytë rresht, duke shënuar kështu herën e parë që nga viti 1888 që këmbimet tregtare janë pezulluar për dy ditë me radhë për shkak të motit. New York Stock Exchange hapet sot. Stuhia e fuqishme goditi më tej në brendësi të vendit 1 mijë e 500 kilometra nga brigjet lindore, duke sjellë në disa zona si West Virginia borë me trashësi mbi 1 metër.
Ja çfarë la Sandy pas  Sandy
Ja çfarë la Sandy pas  Untitled-1%20copy
Ja çfarë la Sandy pas  Untitled-3%20copy
Ja çfarë la Sandy pas  Untitled-4%20copy
Ja çfarë la Sandy pas  Untitled-5%20copy
Ja çfarë la Sandy pas  Untitled-6%20copy
Ja çfarë la Sandy pas  Untitled-7%20copy
Ja çfarë la Sandy pas  Untitled-9%20copy
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi