Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

'Sandy' kërcënon SHBA	 Empty 'Sandy' kërcënon SHBA

Mon 29 Oct 2012 - 13:01
Barak Obama i paralajmëroi amerikanët ta marrin seriozisht uraganin 'Sandy' e t’u binden urdhërave të autoriteteve shtetërore dhe lokale.

Një sërë shtetesh kane shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, miliona vete mund të preken, shkollat janë mbyllur e shërbimet e transportit janë pezulluar për shkak te asaj që mediat vendase e mbiquajne "Frankenstorm". Ekspertet druhen se "Sandy" me te gjithe gjasat do te shnderrohet ne nje superstuhi, ne momentin qe do te preke token.

"Kjo eshte nje stuhi e fuqishme dhe aspak per t`u nenvleresuar, ndaj mesazhi im ndaj te gjithe banoreve te zonave lindore eshte te marrin seriozisht udhezimet e zyrtareve shteterore e lokale, sepse do t`ju japin keshillat me te mira te mundshme sesi te perballeni me stuhine gjate diteve ne vazhdim", u shpreh Obama.

Disa prej tubimeve elektorale jane pezulluar per shkak te saj, e udhetimi ajror eshte prekur gjithashtu. Air France, British Airways dhe Virgin Atlantic i lane sot ne toke avionet qe duhet te niseshin per ne qytetet lindore te shteteve amerikane, perfshire New York, Baltimoren, Washingtonin, Bostonin dhe Filadelfian.

"Sandy" ka marre deri tani 60 jete njerezish pas kalimit javen e kaluar ne ishujt Karaibe. Ererat e saj po marrin force duke mberritur shpejtesine 165 kilometra ne ore. Gjendja e jashtezakonshme eshte shpallur ne New York, Pensilvani, Mariland,Virxhinia, Karolinen e Veriut dhe Washington, ndersa autoritetet ne Delauer urdheruan evakuimin e detyrueshem nga disa pjesë të këtij shteti bregdetar.
'Sandy' kërcënon SHBA	 Copy-of-URAGANI-SHBA-29_tn_
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi