Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Liderët botërorë në Kosovë  Empty Liderët botërorë në Kosovë

Thu 25 Oct 2012 - 11:22
Kosova po e forcon çdo ditë e më tepër subjektivitetin e vet ndërkombëtar. Kështu ka deklaruar gjatë mbledhjes së qeverisë, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

Nga ana tjetër ai ka shtuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian do të jenë gjithmonë partnerët kryesorë të Kosovës.

“Dëshiroj të theksoj disa fjalë për pozicionin e Kosovës që po forcohet çdo ditë e më tepër si subjektivitet ndërkombëtar. BE dhe SHBA do të jenë gjithmonë partnerët tanë kryesorë. Më gëzon fakti se partnerët tanë gjithmonë i kemi pasur pranë nesh në proçeset për liri, pavarësi dhe gjithnjë në konsolidimin e shtetit dhe integrimin e Kosovës në NATO, BE dhe në OKB”, ka thënë Thaçi.

Ndërkaq, vizitat që do të ndodhin këto ditë në Kosovë, duke filluar nga sekretarja e Shtetit Hillary Clinton, baroneshës Catherine Ashton, e deri tek sekretari i Mbretërisë së Bashkuar, William Hague, sipas kryeministrit Thaçi janë mesazhi më i qartë për mbështetjen e Kosovës.

Në anën tjetër, gjatë mbledhjes së qeverisë, ministrja e Industrisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari Lila ka informuar kabinetin qeveritar për raportin e fundit të Bankës Botërore “të bërit biznes”.

Nga pozita e 126 ku ndodhej vitin e kaluar, Kosova këtë vit është pozicionuar në vendin e 98, duke shënuar përparim për 28 vende.

Në këtë vlerësim, sipas Kusari Lilës, kanë ndikuar përmirësimet që janë bërë për mbrojtjen e investitorëve, shpejtësia e dhënies dhe shumë kritere të tjera.
Liderët botërorë në Kosovë  Thaci-ashton-bruksel
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi