Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Berisha: Burgim perjete per vrasesit e bashkeshortes dhe te vajzes Empty Berisha: Burgim perjete per vrasesit e bashkeshortes dhe te vajzes

Thu 25 Oct 2012 - 12:37
Message reputation : 100% (1 vote)
Eva Gjura
Denim perjete kudo qe te shkojne, per te gjithe ata qe kryejne krime ne familje kunder bashkeshortes dhe vajzes. Ky do te jete vendimi me i fundit qe pritet te miratoje qeveria per te gjithe ata qe vrasin dhe kryejne krime ndaj grave dhe vajza. Ne mbledhje e djeshme te qeverise para se te miratohej Konventa e Keshillit te Ministrave te Europes "Per parandalimin dhe luften kunder dhunes ndaj grave dhe dhunes ne familje", kryeministri Berisha, ka kerkuar nga Ministri i Drejtesise, qe te hartoje sa me pare projektligjin ku sanksionohet denimi maksimal dhe ta paraqese ate ne qeveri dhe me pas ne Kuvend per miratim. Ky vendim i ashper i qeverise vjen pas vendimit te miratuar pak jave me pare per denim perjete dhe konfiskim te pasurise, per te gjithe ata qe ngrene dore mbi uniformat e policise se shtetit. Ne fjalen e tij para ministrave kryeministri Berisha u shpreh se, "dhuna ndaj grave dhe vajzave eshte nje nga problemet me shqetesuese sot, te shoqerise shqiptare. Ky eshte nje problem, natyrisht, shqetesues per shoqerine me gjere se shqiptare, por ne Shqiperi ka disa kulminacione jashtezakonisht te papranueshme. E verteta eshte se krimi ne familje eshte rritur me shpejtesi te madhe. Ne qofte se vrasja e bashkeshortes pothuajse ka qene inekzistente, sot, per fat te keq, kjo eshte jo e rralle dhe eshte akt tmerresisht i shemtuar". Berisha eshte shprehur se, qeveria ka bere perpjekje maksimale per ta ndalur krimin ne familje, por ka shtuar ai, perpjekjet duhet te jene shume me te medha. "Une mendoj se mund te vendoset denimi perjete, per te gjithe ata, te cilet e cojne krimin deri ne nje kufi te tille, te paimagjinueshem. Te percaktojme ne Kodin tone Penal, shkallen me te larte te denimit per te gjithe ata, te cilet ngene hanxharin e krimit kunder bashkeshortes e vajzes se tyre, gje qe perben formen nder me ekstremet, per te mos thene me ekstremen, te krimit, forme, e cila ka qene absolutisht, gjeja me e rralle qe mund te ndodhte, por qe, per fat te keq, nuk eshte me e tille", eshte shprehur kryeministri. Kreu i qeverise ka kerkuar qe te mos humbet me kohe, por ministria e drejtesise sa me shpejt te dergoje propozimet ne parlament. Duke pasur parasysh shkallen e larte te rendesise qe ka miratimi i ketij projektligji, Berisha ka shprehur besimin se, keto ndryshime ne kod do te votohen edhe nga opozita. "Shpresoj qe opozita do t'i votoje ato, si shprehje e nje qendrimi teresor te shoqerise shqiptare, e cila me shume te drejte i perjeton me tronditje te thelle. Cdo krim eshte trondites, por krimet e mesiperme i rendisin ato si krimet me te shemtuara", ka perfunduar fjalen e tij kryeministri. kohajone
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Berisha: Burgim perjete per vrasesit e bashkeshortes dhe te vajzes Empty Re: Berisha: Burgim perjete per vrasesit e bashkeshortes dhe te vajzes

Sun 18 Nov 2012 - 10:57
Berisha i persosi punet e kryeministrise dhe merret me punet e gjykatesise tani!!!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi