Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Si t’ia shfaqni dashurinë bashkëshortes suaj?  Empty Si t’ia shfaqni dashurinë bashkëshortes suaj?

Tue 14 Feb 2012 - 19:39
Zakonisht burrat nuk janë aq të suksesshëm sa gratë për sa i përket shfaqjes së dashurisë bashkëshorteve. Por nuk duhet harruar se një martesë e lumtur lidhet me dashurinë. Është koha e duhur t’i shfaqni, demonstroni bashkëshortes dashurinë tuaj për të pasur një jetë sa më të lumtur bashkëshortore. Dhe nuk është aq e vështirë sa duket. Ja dhjetë rrugë për t’i folur bashkëshortes tuaj për dashurinë. 1. Mos kërkoni pretekste për të treguar dashurinë tuaj. Mbani dorën e bashkëshortes dhe buzëqeshini duke e shikuar drejt në sy. Kjo do t’i pëlqejë dhe do ta bëjë të ndihet e vlerësuar. 2. Përpiquni t’ia përsërisni shpesh dhe përzemërsisht fjalën “të dua”. Mos mendoni “Pse t’ia them? Sido që të jetë e di”. 3. Tregohuni të gatshëm për të ndarë pak kohë me familjen. Mos prisni që gruaja të bëjë të gjitha punët. Ndihmojeni në punët e shtëpisë pa jua kërkuar ajo. 4. Mos u mërzisni nga dëgjimi i ëndrrave të saj dhe përpiquni t’ia realizoni. Vendosni para vetes disa objektiva për të arritur dëshirat tuaja si çift. 5. Bëni atë që nuk e bëjnë shumë burra dhe kujtoni ditët e rëndësishme bashkë me detajet përkatëse. Krahas ditëve të veçanta si përvjetorët, ditëlindjet. Nëse kujtoheni dhe për hollësi tjera si lulet e preferuara dhe çokollatat do të arrini një surprizë më të këndshme. 6. Çuditeni bashkëshorten. Psh një propozim për darkë jashtë pa pasur asnjë shkak ose dhurata më të vogla do të mjaftojnë për t’i fituar zemrën. 7. Dëgjoni alternativat e zgjidhjeve të saj përballë çfarëdolloj problemi. Shfrytëzoni mendimet dhe eksperiencën e saj. Nëse veproni gjithnjë sipas mendimit tuaj kjo do të shkaktojë një ndjenjë mosbesimi tek ajo dhe do të ndihet e pavlerësuar. 8. Tregohuni tolerantë ndaj gabimeve. Hiqni dorë nga nervozizmi për gjëra të vogla. Një fjalë e thjeshtë e thënë gjatë grindjes mund të hapë plagë të thella, shërimi i të cilave është shumë i vështirë. Gratë falin por kurrë nuk harrojnë. Këtë mos e harroni. 9. Nëse e keni fyer apo ofenduar përpiquni t’ia fitoni zemrës pa humbur kohë. Nëse do t’ia lini kohës mund të përballeni me zemërime më të mëdha. 10. Tregojini që jeni gjithnjë me të dhe mbështesni çdo vendim të saj. Mbani fjalën e dhënë. Cilësia më e rëndësishme që kërkon një grua tek burri është besueshmëria.
/Start/Aisa Kokiçi/
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Si t’ia shfaqni dashurinë bashkëshortes suaj?  Empty Re: Si t’ia shfaqni dashurinë bashkëshortes suaj?

Tue 14 Feb 2012 - 19:58
no koment
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi