Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Si te parandalojme helmimin nga ushqimet Empty Si te parandalojme helmimin nga ushqimet

Thu 25 Oct 2012 - 13:52
Si te parandalojme helmimin nga ushqimet Images

Shpesh ndodh te mos jemi te vetedijshem se ushqimet dhe menyra sesi i konsumojme ato, te na çojne ne nje helmim te mundshem. Ja ç'duhet te keni parasysh per ta parandaluar kete:
1.Një nga rregullat kryesore është të lani me kujdes duart, përpara se të hani, por edhe pasi të keni prekur mishin e pabërë. Gjithashtu mos harroni të lani me ujë të bollshëm e të rrjedhshëm frutat dhe perimet para konsumit.

2.Përsa i takon mishit, pasi ta nxjerrësh nga frigoriferi dhe përpara se ta gatuash, lëre të shkrijë plotësisht! Mund ta shkrish, duke përdorur edhe një furrë me mikrovalë, ose ta vendosësh edhe në një zonë pak më të ngrohtë të frigoriferit, disa orë përpara se ta konsumosh. Mishin e pjekur është mirë ta konsumosh menjëherë, por nëse s’ke mundësi, atëherë ruajë mirë në frigorifer dhe mbuloje.
3.Në lidhje me peshkun, ruaje mirë në frigorifer dhe laje fort përpara se ta gatuash. Gjithashtu duhet të ruash në frigorifer edhe pjatat me bazë veze. Elimino ushqimet, që duken me erë të pakëndshme, apo që janë me kuti të prishura.
4.Kujdes, mos përgatit mishin në të njëjtin vend të përdorur për perimet, apo për mishin e pjekur. Mos lër ushqime me bazë veze, ose pane, në ambiente të nxehta dhe mos i ha nëse i ke mbajtur në temperaturën e ambientit për një kohë të gjatë. Mos ha ushqime të dyshimta për nga era, ose ushqime të ruajtura për një kohë tepër të gjatë, ndonëse mund të kenë qenë në frigorifer.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi