Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

U zbulua Atlantida?! Apo piramida gjigande dhe Sphinx në thellësi të detit në Kubë! Empty U zbulua Atlantida?! Apo piramida gjigande dhe Sphinx në thellësi të detit në Kubë!

Fri 26 Oct 2012 - 14:04
U zbulua Atlantida?! Apo piramida gjigande dhe Sphinx në thellësi të detit në Kubë! Piramida-1
Katër piramida të dimensioneve gjigande të ngjashme me ato të Gizës në Egjipt, një pavijon tempull me tre nivele, struktura me lartësi 40 m dhe me një gjatësi deri në 400 m, shumë Sphinx dhe me mijëra objekte dhe sende të tjera “flenë” në Hendekun e Mes-atlantikut, jashtë Cape San Antonio në bregun perëndimor të Kubës!
Mbetje nga pesë kanale ciklike, që lidhen me ura të çojnë direkt në atë çka shkruante dikur Platoni në veprën e tij “Timoteu”: “Në Atlantidën e Lashtë!”

Në realitet, citon alb-observer.com, zbulimi nuk është i freskët… Ai ishte zbuluar nga Marina Luftarake Amerikane në vitet 60-të, gjatë krizës në gjirin e “derrave” kur njerëzimi arrti një hap pranë luftës së III botërore!
Një nëndetëse bërthamore, e cila po patrullonte në hapësirën e gjirit, njoftoi shtabin e marinës luftarake për ekzistencën e strukturave të lashta.
U zbulua Atlantida?! Apo piramida gjigande dhe Sphinx në thellësi të detit në Kubë! Piramida-5
Menjëherë kapitenit të nëndetëses, iu dha urdhër të masë, të fotografoj dhe të hartojë zonën e më pas ajo u shpallë “zonë e ndaluar”!
Që nga ai moment qetësi!
Askush nuk foli për qytetin e zhytur deri në vitin 2001, kur oqeanografët Paulina Zalitski dhe Paul Weinzweig, pronë e kompanisë Advanced Communications Digital, me seli në Kanada, u zgjodhën nga Fidel Kastro të hulumtojnë thellësinë e ditit të Kubës, duke ju bashkëngjitur dhe nëndetësja bashkëkohore “Uilses”.
U zbulua Atlantida?! Apo piramida gjigande dhe Sphinx në thellësi të detit në Kubë! Piramida-4
Nëndetësja Robot-ROV, i çiftit të oqeanografëve, citon alb-observer.com, regjistroi imazhe mbresëlënëse në thellësi 183 m. Struktura të ndërtuar me gur, me një formim simetrik dhe me një ngjashmëri perfektë me një bllok të plotë ndërtesash të qytetërimit modern.
Anija zhytëse robotike, mblodhi një sërë kampionësh prej guri, që rezultuan të ishin granit dhe forma dhe aranzhimi i tyre vërtetonte ndërhyre të dorës së njeriut. Ndërtesat-strukturat, pjesa më e madhe prej tyre në formë piramide, një pjesë në formë ciklike, ndërsa disa të tjera ishin të linjë të përkryer, datonin sipas analizimit të bërë me mjetet bashkëkohore, me moshë 6.000 vjeçare, pra rreth 1.500 vjet para ndërtimit të piramidave të Egjiptit!
U zbulua Atlantida?! Apo piramida gjigande dhe Sphinx në thellësi të detit në Kubë! Piramida-2
Por, një fakt tjetër që la me gojë hapur studiuesit, ishte se mbi gurët e granitit, u gjendën germa të gdhendura, gjë që do të thotë se në atë epokë eksitonte shkrimi gjatë momentit të ndërtimit të këtyre strukturave gjigande, si dhe një fakt i padiskutueshëm që mund të përmbysë të gjithë të dhënat e njohura deri më sot të historisë!/alb-observer.com/
Në vijim ndiqni videon me pamje mbresëlënëse!:
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi