Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Xhamia e parë në Kubë Empty Xhamia e parë në Kubë

Fri 9 May 2014 - 20:05
Xhamia e parë në Kubë Beer_sheva_mosque_767476951


Duke e realizuar një ëndërr të vjetër për muslimanët e Kubës, qeveria ka miratuar planin për xhaminë e parë në Kubë, me ndihmën e  qeverisë turke, pas një vizite të një delegacion nga Fondacioni  për Çështjet Fetare të Turqisë në ishullin Karaibe. Ne menduam  se xhamia do të përkryen rrethin historik të Havanës me arkitekturën Evropiane të lagjes , tha  të premtën, më 25 prill 2014, Juksel Sezgin, këshilltar shtypi për Fondacionin e Çështjeve Fetare të Turqisë (TDV) një degë e organizatës më të lartë të qeverisë për çështje fetare. Xhamia, që ishte një ëndërr, u miratua pas një vizite nga delegacioni i Fondacionit për Çështjet Fetare të Turqisë (TDV) në Departamentin e Kubës për Çështje Fetare javën e kaluar. Dizajnuar sipas xhamisë së famshme Ortakoi në Stamboll, xhamia është duke u ndërtuar për t’i shërbyer qytetit  me 3.500 muslimanë dhe do të jetë e kompletuar brenda një viti.

Sipas planeve, xhamia në Havana ka një sipërfaqe prej 32.300 metra katrore dhe ka kapacitet për t’i shërbyer 500 personave. Me asnjë xhami në dispozicion aktualisht, shumica e muslimanëve të Kubës luten në shtëpitë e tyre kurse të xhumanë, në dhomën e Pedro Lazo Torre, kryetar i Komunitetit Musliman në Havanë. 

 Një projekt i ngjashëm është në Haiti i cili do të përfundojë deri në fund të këtij viti.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi