Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Zbulohen piramida gjigande në Trekëndëshin e Bermudes, më të mëdha se piramidat e Keopsit Empty Zbulohen piramida gjigande në Trekëndëshin e Bermudes, më të mëdha se piramidat e Keopsit

Thu 19 Jul 2012 - 14:02
Zbulohen piramida gjigande në Trekëndëshin e Bermudes, më të mëdha se piramidat e Keopsit Piramidat-e-Bermudes“Këto struktura të çuditshme, piramida nënujore që gjenden në thellësinë prej 2000 metrash u zbuluan falë ndihmës së sistemit të sofistikuar të sonar-it/hidrolokatrori”, pohuan oqeanologët, Dr. Meyer dhe Verlag.

Ndërkohë, citon alb-observer.com, studimet e shumta të kryera për struktura të tjera, siç është ajo e Yonaguni në Japoninë moderne, u mundësuan shkencëtarëve të përcaktojnë se këto dy piramida gjigande përbëhen nga një lloj materiali të ngjashëm me xhamin-kristal. Ato janë vërtet mahnitëse! Çdo njëra prej tyre është më e madhe se piramida e Keopsit në Egjipt.

Para pak kohësh, shkencëtarë amerikanë dhe francezë në bashkëpunim dhe me shumë kolegë të tyre nga shumë vende të ndryshme të botës, kryen hulumtime në Trekëndëshin e Bermudes. Pas një kohe të gjatë studimesh, ata pohuan se kanë zbuluar një piramidë e cila qëndron ende në këmbë në fund të oqeanit. Ajo është piramida e parë e zbuluar ndonjëherë në det.

Gjatësia e bazamentit të piramidës arrin 300 metra, 200 metra lartësi dhe distanca nga bazamenti i saj deri në kulm-majë është 100 metra më e lartë nga fundi i detit.

Rezultatet e para të këtij studimi tregojnë se kjo strukturë është ndërtuar me xham (kristal?!), pasi është shumë e lëmuar dhe ndoshta e tejdukshme.

Kur flasim për dimensionet e tyre, ajo çka u zbulua para pak kohësh, vërteton se piramidat janë më të mëdha se ato ekzistueset të Egjiptit të lashtë. Në kulm të piramidës, ekzistojnë dy vrima të mëdha, ku në njërën prej tyre, hyn ujë i detit me një rrymë të fuqishme dhe ndërmjet vrimës tjetër, dallgët e rrymës së furishme, krijojnë një vorbull gjigande, duke u bërë shkaktare për krijimin e një mjegulle dhe dallge të madhe rreth saj dhe në sipërfaqen e detit.

Ky zbulim i ri, citon alb-observer.com, i bën shkencëtarët të mendojnë dhe t’i përgjigjen pyetjes se nëse ky fenomen ndikon në anijet dhe avionët që kalojnë aty pranë dhe nëse fenomeni është “fajtor” për gjithë ndodhnitë dhe misteret që ekzistojnë për rajonin në fjalë, pra për Trekëndëshin e Bermudes./alb-observer.com/Zbulohen piramida gjigande në Trekëndëshin e Bermudes, më të mëdha se piramidat e Keopsit Vorbull-300x202Zbulohen piramida gjigande në Trekëndëshin e Bermudes, më të mëdha se piramidat e Keopsit Bermudes-1
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi