Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Në vitin 2080 më shumë shqiptarë se sa serb Empty Në vitin 2080 më shumë shqiptarë se sa serb

Sun 28 Oct 2012 - 21:13
Serbia pas disa viteve do të ketë më shumë shqiptar se sa serb, pasi që këta të fundit për shkak të shumë problemeve po lindin më pak.


Për shkak të problemeve me murtajave të bardha në Serbi, si dhe shkalla e lartë e lindjes në Kosovë, është e qartë se shqiptarët në një të ardhme të afërt, do të tejkalojnë numrin e popullsisë serbe në Ballkan, shkruan sot gazeta Kurir, duke ju referuar njoftimeve dhe shifrave të demografëve dhe analistëve serbë në Beograd.
Sipas kësaj gazeta, Serbia fillon me rrezikimin nga Presheva,ku shumica janë shqiptare dhe vala e ardhshme duket do të lëvizin në drejtim të Vranjës, pastaj duke “pushtuar” Leskovcin dhe vise tjera deri në Nish.
Demografët parashikojnë se 2050 në Serbi do të jetë vetëm rreth 4.600.000 serbë dhe shqiptarë me 3.100.000, çka sipas analizave del se në vitin 2080 shqiptarët në Serbi do të jenë më shumë se sa serbët, ka shkruar gazeta në fjalë.
“Problemi është se popullata e Serbisë, me përjashtim të Kosovës, më i vjetër në Evropë. Rëndues është që fshatrat të tëra mbeten bosh për shkak se njerëzit, sidomos nga jugu, lëvizin në Beograd, Novi Sad. Kjo situatë është e paqëndrueshme në afat të gjatë”, ka deklaruar drejtori i byrosë së statistikave, Dragan Vukmiroviç.
Kurse,analisti Dushan Janjiq thotë se nëse nuk zgjidhet së shpejti çështja e Kosovës, shqiptarëve për disa dekada do të bëhen popullatë shumicë në komunat e jugut të Serbisë./Preshevajonë/
Ndalohet rreptësisht marrja dhe shpërndarja ne media, portale. .. pa autorizim paraprak me shkrim nga A.P.L. KosovaPress.
Kontakt: parapagimi@kosovapress.com, tel: +37744966167.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress- COPYRIGHT

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi