Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ajo shqiptare, ai serb. A funksionon? Me sa duket po… Empty Ajo shqiptare, ai serb. A funksionon? Me sa duket po…

Sun 25 Mar 2012 - 15:34
Ajo shqiptare, ai serb. A funksionon? Me sa duket po… KotDushan Stojanoviç

“Associated Press”

As në ëndrrat e saj më të egra, Edmonda nuk do ta kish imagjinuar se ajo do të martohej me një djalë si Zorani, që do të mbante fëmijën e tij e do të jetonte në vendin e tij. Ajo është myslimane shqiptare, ai është ortodoks kristian serb – dhe njerëzit e tyre janë urryer prej kohësh për shkak të luftës së përgjakshme për pavarësinë e Kosovës.

Por 36-vjeçarja, Edmonda Kardaku, u martua me Zoran Tomiç, njësoj si qindra bashkatdhetare të saj, myslimane apo katolike, që kanë thyer tabutë dhe martohen me burra nga zonat rurale të Serbisë, ku femrat janë arratisur për në qytete ose jashtë vendit, duke shkaktuar një alarm për rënien e popullsisë.

Që të jemi të sigurt, paragjykimet dhe dyshimet ekzistojnë akoma. Merrni për shembull mamanë e Zoranit, që sërish i referohet Shqipërisë si “Myslimania”. “Edmonda është në rregull. Por ajo vjen nga Myslimania. Ajo nuk ha mish derri”, – thotë 79-vjeçarja Radojka Tomiç. Zorani thotë se përfaqëson një gjeneratë që nuk e vret mendjen për të tilla fanatizma.

Edhe për Edmondën këto gjëra nuk kanë shumë rëndësi. Ajo thotë se është e dashuruar me burrin e saj.
Ajo shqiptare, ai serb. A funksionon? Me sa duket po… Zori-207x300
“Kur pashë Zoranin, asgjë nuk mund të më ndalonte. Ishte dashuri me shikim të parë”, – thotë ajo. Zoran udhëtoi disa herë në Shqipëri për të takuar ndërmjetës shqiptarë. “Nuk më pëlqente asnjëra, derisa njoha Edmondën”, – thotë ai.

U desh një ditë negociata dhe prindërit e saj më në fund u bindën. Sigurisht me pak ndikim financiar.

“Kam shitur demin tim të preferuar për ta veshur atë në ar”, – thotë Zorani. “Është një traditë shqiptare, quhet paja e nuses. I bleva unazë ari, varëse, byzylykë dhe vëthë. Më në fund pranuan”.

Por historia e tyre është e kundërta e asaj të një çifti tjetër aty në fshat, ku serbi është shumë më i vjetër se gruaja e tij shqiptare. Zorani thotë se ai nuk e lejon të komunikojë gruan e tij me pjesën tjetër të fshatit, madje as më Edmondën.

“Ai është i vjetër, ndoshta ka frikë se do ta humbasë atë”, – thotë Zorani.

Stuhia e martesave serbo-shqiptare nisi në vitin 2008, kur një grup të moshuarish nga jugu i Serbisë krijuan një grup të ashtuquajtur “Beqarët e Rashkës së vjetër”, sipas rajonit të tyre.

Serbia dhe Shqipëria po përballen me një eksod të të rinjve nga zonat rurale në kërkim të jetës më të mirë. Nëse në Serbi largohen femrat, në Shqipëri largohen meshkujt.

Aktualisht janë rreth 8 mijë kërkesa emigrimi në pritje nga serbët, që shpresojnë të martohen me gra shqiptare, thotë Pavlo Jaku, një avokat që përfaqëson minoritetin serb në Shqipëri. Rreth 1 mijë martesa janë organizuar.

“Vetëm në Rashkë kemi 100 martesa shqiptaro-serbe, që kanë prodhuar 50 fëmijë”, – thotë Radosav Matoviç.

Serbia ka një moshë mesatare prej 41 vjeç dhe 20 për qind e popullsisë janë mbi 65 vjeç. Në 370 fshatra nuk u lind asnjë fëmijë dekadën e fundit. Me një nga numrat më të ulët të lindjeve në Europë, popullsia po bie çdo vit me 55 mijë njerëz.
Ajo shqiptare, ai serb. A funksionon? Me sa duket po… Zori22222222222-300x213
Pavarësisht kësaj, disa nacionalistë serbë janë të tërbuar me martesat. “Një plan djallëzor kolonizimi: një Shqipëri e Madhe përmes seksit”, shpallte një ditë me kryeartikullin e saj gazeta nacionaliste e Beogradit, “Kurir”.

Njerëzit tallen me shqetësime të tilla. “Kush e çan kokën është shqiptare apo jo, ajo është e zgjuar dhe i pëlqen të punojë,” thotë Matoviç.

Autoritetet serbe nuk i kanë injoruar zyrtarisht këto martesa. Ata druhen se këto martesa mund të cilësohen nga disa grupe të të drejtave të njeriut si trafik njerëzor.

“Nuk është trafik, nëse është vendimi i saj dhe ajo ka të drejtën e zgjedhjes. Por, nëse e detyron të martohet, ky është krim”, – thotë nënkryetarja e parlamentit të Serbisë, Gordana Komniç. Grupet e të drejtave të njeriut thonë se nuk kanë marrë asnjë ankesë nga gratë shqiptare. Sipas tyre, kjo do të thotë se nuk ka pasur abuzime.

Megjithatë, në shenjë mbështetje të heshtur zyrtare për këto martesa ndëretnike, ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçic, i dha së fundmi nënshtetësinë serbe në një ceremoni televizive një gruaje shqiptare, burri i së cilës kishte vdekur, duke e lënë atë të vetme për të rritur djalin e tyre.

Serbia dhe Shqipëria kanë lehtësuar procedurat e emigrimit për gratë shqiptare, ata kanë hequr kërkesat për vizë dhe kanë thjeshtuar procedurat për leje qëndrimi.

Vitin që shkoi, Daçiç i dha pasaportën serbe modeles braziliane Adriana Lima, sipas një ligji special, pasi ajo u martua me ish-yllin serb të NBA, Marko Jariç. “Ato ndoshta nuk janë në faqet e para të revistave me shkëlqim, por a nuk e meritojnë dhe gratë shqiptare diçka të tillë”, – pyet Ivan Petroviç, një serb i përfshirë në ndërmjetësimin për çifte të mundshme. SHEKULLI
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

Ajo shqiptare, ai serb. A funksionon? Me sa duket po… Empty Re: Ajo shqiptare, ai serb. A funksionon? Me sa duket po…

Sun 25 Mar 2012 - 20:39
Posi jo... ''Dashuria mbi te gjitha'' ...Paqe per te dy kombet dua te japi keta me kete ''Dashuri''?!!!

Sdua te jem paragjykuse ...ndaj askujt kshtu qe s'po flas!
Arian
Arian
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 2612
<b>Hobi</b> Hobi : Topi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne fole te djallit!
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2010

Ajo shqiptare, ai serb. A funksionon? Me sa duket po… Empty Re: Ajo shqiptare, ai serb. A funksionon? Me sa duket po…

Mon 26 Mar 2012 - 21:25
Funksionon si jo! Sot per sot, per interes njeriu e shet b...e vet, e shet te afermin e vet, e shet nenen e shet baben, shet gjithcka...

Shekulli 21 dhe per cudi edhee sot njerezit flasin per dashuri, sidomos ne shikim te pare! Me e keqja, ose thene me sakt, me fatkeqesia me e madhe eshte se ka jo pak njerez qe besojne ne "dashurine ne shikim te pare"!!!

Me konkretishte per temen, nuk me habit ky gjest, sepse vije nga shqiptaret e Shqiperise, nga persona qe jo vetem se nuk kane perjetuar asgje nga serbet, por as qe dine dicka rrethe nje shekulli torture, vrasje nga me c'njerezoret mbi "vllerzit dhe motrat e tyre" shqiptare te Kosoves.
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 32
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

Ajo shqiptare, ai serb. A funksionon? Me sa duket po… Empty Re: Ajo shqiptare, ai serb. A funksionon? Me sa duket po…

Mon 26 Mar 2012 - 21:33
Dashuria nuk ka kufij....
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Ajo shqiptare, ai serb. A funksionon? Me sa duket po… Empty Re: Ajo shqiptare, ai serb. A funksionon? Me sa duket po…

Mon 26 Mar 2012 - 21:34
Ajo shqiptare, ai serb. A funksionon? Me sa duket po… Zori-207x300 shoh qe paskan qenin me vete me duket se eshte negociatori
Istogali
Istogali
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 1173
<b>Hobi</b> Hobi : Futbollii
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Istog
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/11/2011

Ajo shqiptare, ai serb. A funksionon? Me sa duket po… Empty Re: Ajo shqiptare, ai serb. A funksionon? Me sa duket po…

Mon 26 Mar 2012 - 21:37
Katastrof asht kjooo sasht dashuri more interes eshte ky
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 32
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

Ajo shqiptare, ai serb. A funksionon? Me sa duket po… Empty Re: Ajo shqiptare, ai serb. A funksionon? Me sa duket po…

Mon 26 Mar 2012 - 21:38
po pra po...interes...se zemra do te pys ty se cin te dashuroj...
Arian
Arian
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 2612
<b>Hobi</b> Hobi : Topi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne fole te djallit!
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2010

Ajo shqiptare, ai serb. A funksionon? Me sa duket po… Empty Re: Ajo shqiptare, ai serb. A funksionon? Me sa duket po…

Mon 26 Mar 2012 - 21:39
Silvana shkruajti:Dashuria nuk ka kufij....

Edhe une keshtu kam mendu. Edhe une ndegjoja keto perralla dikur, sikurse gjdo njeri prej nesh. Mirepo kam kaluar 18 vjec qe moti...

Nje pyetje: jeni rritur jetim, nderkohe takoni nje djale, dashuroheni ne shikim te pare...dhe pas nje kohe kuptoni se djali qe dashuroni, eshte vrasesi i prinderve ty, per nje apo tjeter arsye? Ndalen kufijte apo vazhdojne te mos ekzistojne kufijt?
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 32
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

Ajo shqiptare, ai serb. A funksionon? Me sa duket po… Empty Re: Ajo shqiptare, ai serb. A funksionon? Me sa duket po…

Mon 26 Mar 2012 - 21:45
shiko...nuk esht djali vrasesi i familjes tend,por esht nje shtet...dhe ne kete rast ska faj djali,nuk ka vendosur ai per ata qe mund te ndodh,por dikush tjeter dhe ti e dis h mir...
Kushtrimi4
Kushtrimi4
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19845
<b>Hobi</b> Hobi : fudball
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : linc ne austri
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/01/2011

Ajo shqiptare, ai serb. A funksionon? Me sa duket po… Empty Re: Ajo shqiptare, ai serb. A funksionon? Me sa duket po…

Mon 26 Mar 2012 - 21:51
une jam kunder sepse serbi gjithmon ka qen armik i kombit ton dhe esht armik i shiptarve duhet ta lexojm historin ton dh et emendojm mir si ajo vajz ose ato vajza shqiptaqre te mertohen per serb dhe tja rritin armikit natalitetin turpi turpit per ato famile shqiptare si i martojn vajzat e tyre me serb
Arian
Arian
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 2612
<b>Hobi</b> Hobi : Topi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne fole te djallit!
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2010

Ajo shqiptare, ai serb. A funksionon? Me sa duket po… Empty Re: Ajo shqiptare, ai serb. A funksionon? Me sa duket po…

Mon 26 Mar 2012 - 22:00
Shiko ti voglushe, mos me mbaj ligjerat ketu mua se kush eshte fjatore, se nuk jeni gjykatese, edhe po te ishit shkoni tek vendi dhe jo para meje.

Te mora nje shembull dhe te bera pyetje, me qe the se "dashuria nuk ka kufi". Perderisa nuk pergjigjesh ne pyetje i bie se ju veq ja fusni kot, se nuk e keni iden as te dashurise si perkufizim e lere me si dicka reale.

Dhe e dyta, cka kuptoni ju me shtet? Te pakten kete here me jep nje definicion, nese jo me shume. Apo, mos do te thuash se shteti (presidenti, ministrat, etj) torturuan, vrane, burgosen e perzune me dhjetra mije shqiptare nga tokat e tyre per 100 vjet dhe ne fund per 15 muaj(98-99) dogjen gjithcka qe eshte shqiptare, vrane rrethe 13 000 shqiptare, vetem per nje arsye:qe ishin shqiptare!

Shtet pa popull nuk ka. Nese di ndonje shtet na trego do ishte neser kuriozitet i dites!
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Ajo shqiptare, ai serb. A funksionon? Me sa duket po… Empty Re: Ajo shqiptare, ai serb. A funksionon? Me sa duket po…

Sun 1 Apr 2012 - 22:38
Message reputation : 100% (1 vote)
Per mendimin tim aspak nuk funksionon,ngaqe heret apo vone kjo do te deshtoje edhe pse ka pare ngjarje te tilla qe jane martuar edhe kane femije e me keqja e kesaj se jane serborizuar nuk flasin as shqip edhe po t'u flasesh shqip Ajo shqiptare, ai serb. A funksionon? Me sa duket po… 3035961162

EpiKada
EpiKada
WebMaster
WebMaster
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3107
<b>Hobi</b> Hobi : Jam fisnike kam zemren gure Si Shqiponja ne flamure Mburrem dhe jam krenare Qe kam lindur Shqiptare nga do qe te jem me ndjek fati se jam vajze LaBe hesapi!!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Cteduhetty
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 13/02/2011

Ajo shqiptare, ai serb. A funksionon? Me sa duket po… Empty Re: Ajo shqiptare, ai serb. A funksionon? Me sa duket po…

Mon 2 Apr 2012 - 1:07
Message reputation : 100% (1 vote)
Ka disa kufinje, qe i ka krijuar natyra . Burre e grua mish e thua thuhet ,dmth mes burrit dhe gruas s'ka limit, por bashkesi, dashuri, harmoni. Tani serbet po shajne, po djegin, deri dje hapnin foibat varret e perbashketa per kosovaret, vune flake e tym neper te gjithe Kosoven, ofendojne kulturen, gjuhen, traditat e zakonet e tyre ...une si femer t'a hidhja ne veten time ... NUK E BEJA KURRE PERKUNDRAZI HA VETEN ME DHEMB TE VDESE DHE ATJE NUK JEPEM , PSE SEPSE KAM NJE KRENARI, KAM RRENJE TE FORTA NE KULTUREN TIME....S'KAM PSE I PERULEM ATIJ QE ME OFENDON, NDOSHTA NUK ESHTE AI , POR POLITIKA NE TE CILEN JETON AI.

Dashuria ekziston dhe ndermjet armiqeve por jo armiqeve te tille, se per ceshtje interesi jane krijuar dhe lidhje dashurie neper skenat e politikes boterore....por cdo gje ka patur rrenjet e veta Wink.

Ka shume emigrant qe jetojne jashte shtetit dhe shume vajza lidhen me djem te huaj ...dhe ka ndodhur qe ndonjehere te terheq dhe nje djale i huaj sepse me ta je ne kontakt tere diten si ne shoqeri si ne cdo ambjent te perditshme por thua DALE ...sa me bashkon e sa me ndan me te ?!! Sa arrin ta kuptoje e ta respektoje ai kulturen time , po prinderit e mi ?! Keshtu qe Kufinjte Perendia i ka vene per t'u respektuar ...po tani ka dale ne mode per te shkalluar njerezine dhe per te dominuar nje kulture tjetren Wink .

Nuk eshte emancipim shoqeror eshte politika sociale qe perdor Serbia se sa vajza perdhunuan, sa femije te mitur hoqen nga nenat e reja ....eh te kujtohen njehere keto me rrenqethet mishi mua qe ne lufte skam qene .....jo me nje VAJZE KOSOVAREJE TE VEJE TEK GOJA E UJKUT ME KEMBET E SAJ.....
MeMories
MeMories
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Gjermania
<b>Postime</b> Postime : 1088
<b>Hobi</b> Hobi : Leximi...
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Diku Neper Bote...
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/12/2011

Ajo shqiptare, ai serb. A funksionon? Me sa duket po… Empty Re: Ajo shqiptare, ai serb. A funksionon? Me sa duket po…

Tue 3 Apr 2012 - 8:51
Heret a von dote ket deshtim nese nuk ke gjuh te perbashkt me nje person qe don me qu jeten me to....
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Ajo shqiptare, ai serb. A funksionon? Me sa duket po… Empty Re: Ajo shqiptare, ai serb. A funksionon? Me sa duket po…

Tue 3 Apr 2012 - 23:16
Martesat ndëretnike, shqiptarja e martuar me serb

Martina është një nuse nga Mamurrasi dhe fatin e saj e ka gjetur në fshatin Kuqi afër Nova Varosh, një qytezë në kufirin me Malin e Zi, që gjendet në zonat malore të Serbisë.

29-vjeçarja nga veriu i Shqipërisë është bërë një nga 200 nuset shqiptare që janë martuar me meshkuj serbë nga këto zona. Martina është nusja e Nebojsha Ratkovic, një punëtor i hidrovenrtralit lokal. Cifti ka një fëmijë, Markon 3-muajsh.

Femrat nga veriu i Shqipërisë kanë filluar të martohen vite më parë me serbët në fshatrat me pak banorë. Popullsia është zvogëluar dhe meshkujt duan të krijojnë familje me patjetër. Martina e Nebojsha kanë komunikuar përmes një libri që ja ka bërë dhuratë shkuesi.

“Femra ka shumë pak dhe ato që kanë mbetur duan të shkojnë në Beograd”, tregon Nebojsha.

Cifti nuk është martuar në kishë sepse prifti nuk ka pranuar të bëjë celebrimin. Për dhëndrrin nuk ka ndikuar as lufta e Kosovës e as fjalët e njerëzve për martesën e tij.

Martina e Nebojsha janë të lumtur për fatin e tyre, i bëjnë bashkë punët e shtëpisë dhe burrin vijnë ta pyesin shokët se sa mundësi kanë për të marrë një nuse shqiptare, kurse gruan nëse mund të ketë ndonjë sugjerim.

“Më kanë kërkuar të bëhem shkues, por i kam thënë që nuk kam mundësi sepse jam familjare. I pëlqejnë femrat shqiptare. Meshkujt serbë e respektojnë gruan, familjen”, shprehet Martina.

Martesat ndëretnike në ish-Jugosllavi kanë qenë gati normale, ndërsa tani ato janë fenomen.

Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Ajo shqiptare, ai serb. A funksionon? Me sa duket po… Empty Re: Ajo shqiptare, ai serb. A funksionon? Me sa duket po…

Thu 5 Apr 2012 - 10:45
menimi jem asht si me bashku ujin me vajin qe kurre nuk bashkohen bashke...thon dashnia ok nuk jam kuner asaj njenje qe ka ai cift apo kushdo cift qe ban kyt lloj martese ..por sado mrena vetes asht ajo njej serbin e ka qujt shkja tan jeten dhe ashtu do e qujme shekuj mas shekujsh serbet as na kan dasht naj here dhe as do na dojne ashtu si dhe kombi jon ato njerz ..ishalla ky cift kalon mire se asht jeta e tyne por hija e njerzve te vrame...hija e djegjeve te shpijave prej serbve ne shekuj nuk hupin kurre nga vegimi i syve tan
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Ajo shqiptare, ai serb. A funksionon? Me sa duket po… Empty Re: Ajo shqiptare, ai serb. A funksionon? Me sa duket po…

Thu 12 Apr 2012 - 17:17
Besaa shkruajti:Per mendimin tim aspak nuk funksionon,ngaqe heret apo vone kjo do te deshtoje edhe pse ka pare ngjarje te tilla qe jane martuar edhe kane femije e me keqja e kesaj se jane serborizuar nuk flasin as shqip edhe po t'u flasesh shqip Ajo shqiptare, ai serb. A funksionon? Me sa duket po… 232882


Te lumte pena o Besa.

T'i hapi syte e ballit mire "dashuria e pakufijshme" e ndonje pallaver tjeter!!!
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Ajo shqiptare, ai serb. A funksionon? Me sa duket po… Empty Re: Ajo shqiptare, ai serb. A funksionon? Me sa duket po…

Thu 12 Apr 2012 - 17:20
EpiKada shkruajti:Ka disa kufinje, qe i ka krijuar natyra . Burre e grua mish e thua thuhet ,dmth mes burrit dhe gruas s'ka limit, por bashkesi, dashuri, harmoni. Tani serbet po shajne, po djegin, deri dje hapnin foibat varret e perbashketa per kosovaret, vune flake e tym neper te gjithe Kosoven, ofendojne kulturen, gjuhen, traditat e zakonet e tyre ...une si femer t'a hidhja ne veten time ... NUK E BEJA KURRE PERKUNDRAZI HA VETEN ME DHEMB TE VDESE DHE ATJE NUK JEPEM , PSE SEPSE KAM NJE KRENARI, KAM RRENJE TE FORTA NE KULTUREN TIME....S'KAM PSE I PERULEM ATIJ QE ME OFENDON, NDOSHTA NUK ESHTE AI , POR POLITIKA NE TE CILEN JETON AI.

Dashuria ekziston dhe ndermjet armiqeve por jo armiqeve te tille, se per ceshtje interesi jane krijuar dhe lidhje dashurie neper skenat e politikes boterore....por cdo gje ka patur rrenjet e veta Ajo shqiptare, ai serb. A funksionon? Me sa duket po… 1071211947.

Ka shume emigrant qe jetojne jashte shtetit dhe shume vajza lidhen me djem te huaj ...dhe ka ndodhur qe ndonjehere te terheq dhe nje djale i huaj sepse me ta je ne kontakt tere diten si ne shoqeri si ne cdo ambjent te perditshme por thua DALE ...sa me bashkon e sa me ndan me te ?!! Sa arrin ta kuptoje e ta respektoje ai kulturen time , po prinderit e mi ?! Keshtu qe Kufinjte Perendia i ka vene per t'u respektuar ...po tani ka dale ne mode per te shkalluar njerezine dhe per te dominuar nje kulture tjetren Ajo shqiptare, ai serb. A funksionon? Me sa duket po… 1071211947 .

Nuk eshte emancipim shoqeror eshte politika sociale qe perdor Serbia se sa vajza perdhunuan, sa femije te mitur hoqen nga nenat e reja ....eh te kujtohen njehere keto me rrenqethet mishi mua qe ne lufte skam qene .....jo me nje VAJZE KOSOVAREJE TE VEJE TEK GOJA E UJKUT ME KEMBET E SAJ.....

Me bene krenar qendrimi yt.
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Ajo shqiptare, ai serb. A funksionon? Me sa duket po… Empty Re: Ajo shqiptare, ai serb. A funksionon? Me sa duket po…

Sat 28 Apr 2012 - 11:43
kalon tek koktej diskutimesh
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ajo shqiptare, ai serb. A funksionon? Me sa duket po… Empty Re: Ajo shqiptare, ai serb. A funksionon? Me sa duket po…

Sat 28 Apr 2012 - 23:24
C'te them...! Mesa eshte pare e degjuar nder vite kane funksionuar,jo vetem te kesaj ane por edhe martesat Greko-Shqiptare etj,etj..Megjithse konsiderohen "armiq"...Une nje gje kam kuptuar,kur njeriu jeton ne skamje dhe mundesia e vetme te shpetoj prej saj eshte kjo atehere shet e shpirtin tek djalli...Nuk jam kunder martesave me te huaj kur ajo ndodh me deshire edhe dashuri nga te dyja palet por jam kunder kesaj propagande e pazari qe behet me femrat Shqiptare e shiten sikur te kene dale per shitje ne pazar e ju kane ven nje cmim (si nje cope mishi dmth) ...Nuk na nderon aspak por nga ana tjeter nuk i gjykoj,duhet dikush te ve veten ne poziten e rrethanat qe jeton dikush per te arritur te kuptoj e te arsyetoj kete qendrim nga ato vete por edhe nga familjet...
lorina88
lorina88
Anetari ri
Anetari ri
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 36
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Prishtine
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 27/04/2012

Ajo shqiptare, ai serb. A funksionon? Me sa duket po… Empty Re: Ajo shqiptare, ai serb. A funksionon? Me sa duket po…

Sat 28 Apr 2012 - 23:37
Kjo nuk eshte dashuri por biznes !! Faktikisht serbt po i "blejne" vajzat shqiptare per me shtu natalitetin ne kete pjese te Serbise . Ajo shqiptare, ai serb. A funksionon? Me sa duket po… 36297237
Sponsored content

Ajo shqiptare, ai serb. A funksionon? Me sa duket po… Empty Re: Ajo shqiptare, ai serb. A funksionon? Me sa duket po…

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi