Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Libri, Krimi  e përdhunimi serb kundër femrës shqiptare Empty Libri, Krimi e përdhunimi serb kundër femrës shqiptare

Fri 2 Dec 2011 - 14:16
Libri, Krimi  e përdhunimi serb kundër femrës shqiptare 48970PRISHTINË - Është promovuar sot në Prishtinë, libri “Krimi dhe përdhunimi serb kundër femrës shqiptare në Kosovë, 1997-1999”, i autores Naxhije Doçi.

Zv/kryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, tha se ky libër pasqyron një histori të dhimbshme të popullit shqiptar të Kosovës, në një periudhë jashtëzakonisht të rënduar, ku viktima ishin jo vetëm ata që luftuan drejtpërdrejtë me Serbinë, por ishin edhe femrat.

“Kosova ka arsye ta pasqyrojë historinë e vet dhe duhet ta pasqyrojë ashtu si ka qenë”, tha ai. Kuçi bëri thirrje për një guxim të plotë qytetar dhe njerëzor të të gjitha viktimave të luftës, edhe atyre të dhunuara, që të jenë dëshmitare të asaj historie dhe mbi të gjitha dëshmitare të një akuze të plotë që në të ardhmen do të bëhet ndaj shtetit të Serbisë, për genocidin që ka bërë në Kosovë.

“Ne kemi themeluar Institutin për hulumtimin e krimeve të luftës, dhe qëllimi i institutit është të pasqyrojë krimet e luftës që ka bërë Serbia mbi Kosovën. Unë besoj që njerëzit që punojnë aty dhe të tjerët, do të ndihmojnë që të vërtetën tonë ta dinë dhe të tjerët”, tha Kuçi.
(el.me/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi