Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

NË SPANJË arrrestohet krimineli serb që vrau 90 shqiptarë Empty NË SPANJË arrrestohet krimineli serb që vrau 90 shqiptarë

Fri 17 Feb 2012 - 14:54
NË SPANJË arrrestohet krimineli serb që vrau 90 shqiptarë Sinpetric1-300x182Në mesin e tre kriminelëve të mëdhenj serbë të arrestuar të enjtën e kaluar në Spanjë – Lluka Bojoviq, Vladimir Milisavleviq dhe Sinisha Petriq – ky i fundit akuzohet për krime të luftës në Kosovë në vitin 1999.
Në kërkesën që Serbia i ka dërguar Spanjës për ekstradimin e tyre gjendet edhe dokumentacioni dhe provat të cilat Petriqin e ngarkojnë edhe për krime të luftës. Në mesin e provave të dokumentacionit do të jenë edhe materialet në bazë të të cilave zhvillohet procedura parapenale kundër Petriqit, për shkak të dyshimit se ka udhëhequr togën e cila në vitin 1999 gjatë bombardimeve të NAT0-s ka ekzekutuar mbi 90 shqiptarë të burgosur në burgun Dubrava afër Istogut.
Sipas shtyit të sotën serb, Petriqit i kishte humbur çdo gjurmë në vitin 2003, ndërsa procedurën penale për këtë krim e kishte nisur Prokuroria për krime të luftës në bazë të kallëzimit penal të Fondit për të Drejtën Humanitare me seli në Beograd. Në këtë procedurë është përfshirë edhe ministri i atëhreshëm serb i Drejtësisë Dragolub Jankoviq.
Fletarresti i Interpolit sreb sipas të cilit është arrestuar Petriq në Spanjë është publikuar për shkak të vuajtjes së dënimit prej 15 vjetësh burg, pasi që vuajti më pak se pesë vjet.
Petriq ishte dënuar me vedekje në Serbi si pjesëtar i grupit kriminal të Marinko Magdës, për shkak të vrasjes së familjes treanëtarëshe në vitin 1994.
Dënimi i është shndërruar në 15 vjet burg, dhe më pas ishte dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Pozharevcit, Zabela. Nga atje, bashkë me 11 të dënuar të tjerë për veprat më të rënda penale në vitin 1999 është transferuar në burgun Dubrava afër Istogit, në Kosovë.
Siç thuhet, në burgun e Dubrava kishin arritur edhe armët. Prokuroria po heton dyshimet se vrasjen e të burgosurve shqiptarëve e kishin bërë pasi që si kompensim u ishte premtuar liria.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi