- LegjendaAnetar i perjashtuar
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 40
Postime : 5560
Hobi : FUTBOLL
Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
Anetaresuar : 19/02/2012
Analiza e CIA-s: Në vitin 2035 trojet shqiptare të bashkuara-
Fri 11 Jan 2013 - 22:19
- Një hartë e sajuar nga një grup ekspertësh dhe analistësh të dalë nga
CIA, GRU dhe burime të tjera gjeostrategjike bashkon tokat shqiptare në
vitin 2035.
Harta e proklamuar në disa media amerikane dhe ruse
nxjerr në sipërfaqe bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, pjesët të
Maqedonisë, si dhe trevat shqiptare të Serbisë, Malit të Zi, etj.
Analiza
dhe studimet për përgatitjen e hartës janë bazuar në analiza dhe
studime speciale të shërbimeve prestigjioze amerikane dhe ruse si CIA
dhe GRU, por edhe nga burimet e rëndësishme të institucioneve
ndërkombëtare që merren me studime gjeostrategjike, punimet e Zbignew
Brzezinskit, Samuel Huntingtonit, etj.
Harta e përgatitur parashikon edhe ndarjen e Bosnjë-Hercegovinës ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë.
Ndarjet
e reja do ta tronditin edhe Evropën. Ndryshimet territoriale do të
fillojnë në Ishullin britanikë, ku Skocia do të deklarojë pavarësinë pas
referendumit në vitin 2013. Kjo do t’i japë shtysë për bashkimin e
Irlandës.
Baskia dhe Katalonia, si shtete të reja, do të
deklarojnë pavarësinë nga Spanja, duke marrë edhe një pjesë të
territorit francez.
Kolapsi i multikulturalizmit do të fillojë në
Francë. Në pamundësi për të asimiluar etnicitetet e ndryshme
ish-koloniale, ajo do të duhet të përdorë masa për deportimin e tyre.
Përqendrimi i lartë i grupeve islamike do të hapë një rrugë për një
rritje të shtetit islam arab në jug të Francës. Lorraine, mbi baza
federale do të bashkohet me Gjermaninë, transmeton gazeta Shekulli.
Nga Belgjika më në fund do të ndahet Flamania, e cila do të bashkohet me Holandën.
Fat
të trishtuar do të pësojë Polonia, e cila do të heqë dorë nga Silesia,
Pomerania dhe Prusia, të cilat do të jenë synime të marrëveshjeve midis
Berlinit dhe Moskës. Nga ana tjetër, Moska gjithashtu nuk do të mund të
mbajë rajonin Kaliningrad dhe do të transferojë atë në Gjermani.
Bjellorusia
do të zhduket si një shtet dhe do të bëhet provincë e Rusisë. Rusia
gjithashtu do të rrëmbejë pjesët lindore të Letonisë, Estonisë dhe
Ukrainës (duke përfshirë edhe jugun e Ukraines dhe Krimenë). Ndryshimeve
të mëdha do t’i nënshtrohet edhe Kaukazi, sepse Rusia nuk ka gjasa të
jetë në gjendje për të mbajtur Ceçeninë dhe Dagestanin. Kufijtë e rinj
do të nxirren me metoda staliniste ndoshta përgjatë lumit Terek, me
prerjet e rajoneve të populluara malore larg nga Rusia.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi