Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Tre skenarët për të parandaluar kolapsin energjetik të këtij dimri Empty Tre skenarët për të parandaluar kolapsin energjetik të këtij dimri

Mon 29 Oct 2012 - 1:54
Tre skenarët për të parandaluar kolapsin energjetik të këtij dimri Hidrocentrali%20iiKriza energjetike në vend dhe kostoja e zinxhirit të borxheve KESH-Qeveri-CEZ do të përballohet nga buxheti i shtetit. Mungesa e importit të energjisë nga kompania CEZ Shpërndarje, do të përballohet nga buxheti i shtetit dhe në asnjë rast nuk do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike për konsumatorët. Burime nga Ministria e Financave kanë bërë të ditur për Shekullin se “importi i energjisë nuk do të ndërpritet edhe në rast se prodhimi në vend nuk do të rritet”. E njëjta gjë do të ndodhë edhe nëse CEZ -shpërndarje do të qëndrojë në të njëjtat pozita, d.m.th edhe nëse nuk do të përmbushë detyrimin ligjor për plotësuar nevojat e vendit me energji. Shpresat e qeverisë për të mos u “zhytur” në borxhe për llogari të KESH janë varur te reshjet, pasi hidrocentralet në vend janë në kuotat minimale.

Tri zgjidhjet

Tre skenarët për të dalë nga kjo gjendje nisin nga paratë e Albpetrolit, për të arritur deri te kredia. Zgjidhja e parë, konsiston te paratë e siguruara nga shitja e naftës, para privatizimit të kompanisë, që arrijnë vlerën e rreth 60 milionë dollarëve; zgjidhja e dytë është garancia në para e shumës që u dha për privatizimin e kompanisë Albpetrol që arrin në 170 milionë dollarë, ndërsa zgjidhja e tretë është marrja e një kredie prej 100 milionë dollarë për importin e energjisë. Këto janë tre rrugët e mundshme që do të ndjekë Ministria e Financave për të parandaluar një kolaps të mundshëm energjetik. Burime konfidenciale nga dikasteri i financave bëjnë të ditur se në të tre këto skenarë kostoja do t’u faturohet konsumatorëve. Kjo kosto nuk do të paguhet përmes rritjes së faturës së energjisë apo mungesës së saj, por përmes mungesës së investimeve në një sektor tjetër, ku ishin parashikuar të alokoheshin.

Prodhimi

Prodhimi i energjisë elektrike në vend ka prekur minimumet historike. Të dhënat zyrtarë të Institutit të Statistikave pasqyrojnë se prodhimi në vend është ulur me 16.4 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Energjia elektrike e prodhuar në gjashtëmujorin e parë të 2012-s është 2,092 GWh dhe zë 55 % të sasisë gjithsej të energjisë. Ndërkohë që 45% e energjisë elektrike e destinuar për konsum importohet. Ky boshllëk aktualisht po plotësohet nga Korporata Elektroenergjitike Shqiptare, e cila po kryen detyrimet e papërmbushura. të kompanisë CEZ. Fondi prej 40 milionë eurosh, i vënë në dispozicion në formën e garancisë nga qeveria, garanton furnizimin me energji deri në fillim të nëntorit. Brenda javësh që vjen qeveria duhet të zgjedhë një tri alternativat që po shqyrton, në lidhje me mënyrën e furnizimit të vendit me energji pa ndërprerje sikundër ka premtuar. Gjatë këtyre ditëve konsumi i energjisë në vend ka arritur në 19 milionë kilovat/orë. Sipas burimeve nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, vetëm 7 milionë kilovat orë po prodhohen në vend, ndërsa pjesa tjetër po importohet. Vlera totale e importit të energjisë në 24 orë arrin në rreth 750 mijë euro. Banka Botërore rrezikohet stabiliteti energjetik Alarmin për rrezikun e stabilitetit energjitik e ka dhënë edhe Banka Botërore. Në raportin e saj të fundit, BB-ja pohon se prodhimi i energjisë ra me 47% në 2011-n, kryesisht për shkak të kushteve të këqija hidroenergjitike. Pavarësisht disa përmirësimeve në prodhim gjatë gjysmës së parë të 2012-s, kjo situatë ka çuar në vështirësi financiare për KESHin, që ka qenë i detyruar të kërkojë subvencione dhe hua të garantuara nga shteti. Sipas Bankës Botërore konflikti midis KESH-it dhe kompanisë së shpërndarjes CEZ, mbi borxhet, mbetet e pazgjidhur dhe mund të rrezikojë stabilitetin e sektorit të energjisë. Enti Rregullator i Energjisë (ERE) miratoi një vendim mbi tarifat për 2012-n dhe zhvilloi një model të ri balancues për tregun e energjisë.

Humbjet

Një tjetër tregues negativ janë humbjet në rrjet. Vetëm në gjashtë muaj e parë të vitit humbjet në rrjet janë rritur me 50.3 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ato përbëjnë 48.9 % të sasisë së energjisë elektrike të destinuar për përdorim. Humbjet në shpërndarje zënë 95.5 % të sasisë së energjisë së humbur në rrjet.

TEC-et nuk prodhuan asnjë KW energji TEC-et gjatë gjashtëmujorit të parë 2012 nuk kanë prodhuar energji elektrike. Këtë fakt e bën të ditur Instituti i Statistikave në raportin gjashtë mujor ku vëren se edhe prodhimi i hidrocentraleve u ul.

2 TEC-et, ai i Vlorës dhe i Fierit, të promovuar si investimet më të mëdha në vend nuk janë prodhuar asnjë kilovat energji elektrike në gjatë muajt e parë të vitit.

19.5 % është ulur prodhimi i energjisë nga duke dhënë ndikimin kryesor në rënien e burimeve të energjetike në vend. Hendeku i krijuar për mungesë të prodhimit është plotësuar nga importi.

4 miliardë kilovatë energji elektrike në vit prodhohet nga Korporata Elektroenergjitke Shqiptare. Çmimi i shitjes nuk ka
ndryshuar me gjithë kërkesat e korporatës. 100 milionë dollarë është kredia e radhës që pritet të negociojë qeveria
shqiptare për të shpëtuar vendin nga errësira.

/Shekulli/Ornela Manjani/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi