Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

AK: Të bashkohemi në Morinë Empty AK: Të bashkohemi në Morinë

Mon 29 Oct 2012 - 18:59
Kreu i Aleancës Kuqezi denoncoi si akt tradhtie ndaj shtetit, qëndrimin një ditë më parë në territorrin shqiptar, të përfaqësueve të Agimit të Artë, të cilët shpallën qytetet etnike shqiptare, si djepin e helenizimit.

Kreshnik Spahiu tha se asnje qeveri nuk ka lejuar të ndodhë një incident kaq i rëndë për integritetin e trojeve shqiptare. 'Kjo ndodhi nen qeverisjen e Sali Berishes dhe me prezencen edhe te ministrave te kabinetit te tij, pasi ai eshte bashkepunëtor i pazareve me Athinen', tha kreu i Aleances.

"Një ditë më parë zyrtarisht ministra të kabinetit qeveritar të shtetasit Berisha dhe drejtues të lartë të institucioneve shqiptare u rreshtuan krah përfaqësuesve nazistë dhe ultranacionalistë grekë, të cilët shpallën djepin e helenizimin dhe Greqisë, jugun dhe qytetet etnike shqiptare si Përmeti, Këlcyra, Gjirokastra, Saranda dhe Korça, duke shpallur triumfin, në atë të cilën ata e quajnë Vorio Epir. Në sytë e policisë shqiptare, nën prezencën e autoriteteve shqiptare, Naum Disho dhe kriminelë të tjera shpallën pretendimet e tyre territoriale dhe shtetasi Berisha hesht, se është pjesë e pazareve dhe allishverisheve politike me Qeverinë e Athinës", tha Spahiu.

Deklaratat e klaneve politike naziste greke behen vetem nje muaj perpara se vendi te mbushe 100 vjet pavaresi, tha Spahiu, i cili cilesoi absurd ndarjen e shqiptareve ne dy shtete.

Per kete shkak Aleanca Kuqezi, tha ai, do te jete se bashku me Frontin per Bashkim Kombetar te Kosoves, ne piken doganore te Morines, ne kufirin mes dy shteteve shqiptare, ne daten 28 Nentor.

"Atë ditë do të jetë dita e parë, ku ne hedhim themelet e bashkimit. Eshtë mision i Aleancës Kuqezi për ta realizuar atë", tha Spahiu.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

AK: Të bashkohemi në Morinë Empty Re: AK: Të bashkohemi në Morinë

Thu 1 Nov 2012 - 11:21
AK: Të bashkohemi në Morinë 1142133834
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi