Morinë: Brenda 24 orëve të fundit, hynë 18390 shtetas
Fri 19 Aug 2011 - 16:33
Dogana e Morinës vazhdon të mbajë peshën kryesore të hyrje-daljeve për shtetasit e huaj veçanërisht për pushuesit kosovarë që frekuentojnë plazhet shqiptare.Në 24 orët e fundit, kanë hyrë në territorin e Shqipërisë, përmes pikës së kalimit kufitar të Morinës 18390 shtetas dhe 3421 automjete. Ndërsa në dalje janë shënuar 10172 shtetas dhe 2171 mjete.Ritmet e lëvizjeve janë ende të larta edhe pse jemi në muajin e Shenjtë të Ramazanit, gjatë të cilit pjesa më e madhe e qytetarëve të Kosovës agjërojnë rregullisht sipas riteve islame. Policia kufitare punon me 8 sportele ndërsa sipas marrëveshjes ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Kosovës kontrolli i shtetasve dhe mjeteve kryhet vetëm në një pikë kalimi.Në hyrje të Shqipërisë kontrolli realizohet nga policia kufitare e Shqipërisë ndërsa në dalje nga ajo e Kosovës.
- Brenda 24 orëve 4 kufoma, viktima e fundit një grua 40-vjeçare
- Rinas, 1993, si u detyrua Leka Zogu të largohej nga Shqipëria brenda 24 orëve
- Brenda 48 orëve u hap një vrimë 6 herë më madhe sa Toka!
- Tre shqiptarë të vetëvarur brenda 24-orëve,7 të vdekur nga aksidentet
- Në pikat kufitare të Shqipërisë, sot hynë mbi 50.407 veta
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi