Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Tre shqiptarë të vetëvarur brenda 24-orëve,7 të vdekur nga aksidentet Empty Tre shqiptarë të vetëvarur brenda 24-orëve,7 të vdekur nga aksidentet

Tue 16 Aug 2011 - 18:39
Vetëflijimin kanë gjetur si “rrugëzgjidhje” për ti shpëtuar ...varfërisë ekstreme që mbizotëron në vend,shumë shqiptarë,të cilëve iu shtohen edhe dy shtetas që janë vetëvrarë mbrëmë,ndërsa sot është vetëvarur edhe një vajzë 19-vjeçare në qytetin e Shkodrës.Rasti i parë është në fshatin Kulle i Bashkisë Sukth, ku është gjetur i varur në një shtyllë druri e tensionit të ulët pranë banesës së tij shtetasi Jonuz Hoti, 54 vjec. Nga kryerja e veprimeve të para hetimore rezulton se kemi të bëjmë me një vetëvarje pasi shtetasi në fjalë vuante që prej 1 viti e gjysmë nga depresioni, për të cilin edhe kurohej.Në fshatin Gurrë, Komuna Qukes-Librazhd, është gjetur i vetvarur një tjetër shtetas . Policia e Librazhdit është njoftuar për ngjarjen dhe ka shkuar menjëherë ,ku ka konstatuar se ishte vetëvarur në një degë peme, me një kabull elektrik, shtetasiShefqet Muca, rreth moshes 53, me banim në Librazhd.Nga kryerja e veprimeve proceduriale te kryera nga grupi hetimor, rezultoi se ky shtetas, më datë 15.08.2011, kishte shkuar tek të afermit e tij në fshatin Gurrë dhe me pas ishte larguar në mbrëmje për në banesën e tij në Librazhd.Rasti i tretë shënohet në qytetin e Shkodrës,ku sot është gjetur e vetëvarur një 19-vjeçare.Policia ka shkuar në vend për të zbardhur arsyet e ngjarjes.Prej ditës së djeshme e deri sot në orën 18.30,10 shqiptarë kanë gjetur vdekjen nga aksidentet dhe vetëvarjet.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi