Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Brenda 24 orëve 4 kufoma, viktima e fundit një grua 40-vjeçare Empty Brenda 24 orëve 4 kufoma, viktima e fundit një grua 40-vjeçare

Sat 3 Aug 2013 - 13:54
Brenda 24 orëve 4 kufoma, viktima e fundit një grua 40-vjeçare Auto_policia_pyll1363029170Një tjetër kufomë është gjetur ditën e sotme në segmentin rrugor Burrel- Klos. Polcia bën të ditur se trupi i pajetë i një gruaje është gjetur kalimtarë të rastit në afërsi të urës së Luses.

Sipas banorëve të zonës, gruaja rreth 40 vjeç, ka rënë nga lartësia, teksa mblidhte bimë mjekësore. Momentalisht kufoma ndodhet në morg, pasi nuk është identifikuar ende.

Një ditë më parë një 60-vjeçar është gjetur i pajetë në një kanal tek kodrat e qytetit të Korçës. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:00, ndërsa viktima u identifikua si Servet Zavalani. Mësohet se 60-vjeçari ishte shpallur i humbur nga qendra rezidenciale për të moshuarit në Korçë, pak ditë më parë, ku edhe jetonte. Pas hetimeve, policia tha se viktima nuk kishte shenja dhune në trup, dhe vdekja e tij ka shkaqe natyrale.

Mbrëmjen e djeshme një tjetër trup i pajetë u gjet në Shëngjin, në afërsi të pompave të ujit. Viktima nuk është identifikuar ende, ndërsa dyshohet se vdekja e tij ka qenë natyrale.

Ndërsa po mbrëmjen e djeshme një vajzë 7-vjeçare u gjet e vdekur në rrugë nga prindërit, pasi ishte aksidentuar nga një kamion.

/Shekulli Online/ E.L/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi