Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Peticioni i fshatit: Vrasësi i çiftit të varet tek vendi i ngjarjes, ose do hakmerrem Empty Peticioni i fshatit: Vrasësi i çiftit të varet tek vendi i ngjarjes, ose do hakmerrem

Mon 29 Oct 2012 - 19:01
Peticioni i fshatit: Vrasësi i çiftit të varet tek vendi i ngjarjes, ose do hakmerrem Shtepia-e-ciftit-300x201Tefik Myftaraj, vëllai i Enverit, që u dogj së bashku me bashkëshorten e tij në fshatin Belishovë, ka deklaruar në një intervistë për gazetën “Shqip” se vetëm nëse do t’ju jepet dënimi me vdekje autorëve, do t’i gjejë shpirti qetësi.

“Si vëlla që jam, mu dogj shpirti. Qaj e vajtoj e kërkoj drejtësi, megjithëse shpirti do të na ngelet i plagosur përjetë sa t’u bashkohemi atyre që ikën. Por, unë dua të flas edhe si kryeplak i fshatit Belishovë. Me kërkesë të banorëve të fshatit, jemi duke hartuar një peticion të cilin do t’ia përcjellim Kryeministrit. Në të ne kërkojmë të gjithë njëzëri ngritjen e trekëndëshit pikërisht pranë vendit të ngjarjes, aty ku dhanë shpirt e u dogjën vëllai dhe kunata ime. Aty të varen autorët. Të varen e më pas t’u vihet flaka. Vetëm kjo do t’i mbyllte hesapet në këtë fshat”, pohon Tefiku.

Ai e mohon kategorikisht dënimin me vite burgu.

“Çfarë vitesh burgu po më thoni?! Absolutisht jo! Nëse ata dënohen me burg, këtu në fshatin Belishovë të Mallakastrës do të zbatohet kanuni i Lekë Dukagjinit”, nënvizon Tefiku.

Sipas familjarëve, motivi i kësaj ngjarjeje të rëndë është grabitja e parave, pasi autorët kanë shkuar të mirëpërgatitur me armë e benzinë për t’i djegur.

Si vëllai, po ashtu edhe i biri i bashkëshortëve të ndjerë pohon se vrasësi nuk ka qenë i vetëm.

“Në shtëpi ishte një kasafortë që peshonte më shumë se 400 kilogram dhe jam i bindur se asnjë njeri nuk mund ta lëvizë atë vetëm. Kasaforta ishte lëvizur nga vendi dhe ishte transportuar disa metra larg, diku nga mesi i dhomës”, pohon Adriatiku.

I akuzuari për këtë ngjarje, 19 vjeçari Xhevit Malkaj ka deklaruar se e kishte planifikuar mirë vrasjen, por sipas tij nuk ka pasur për qëllim grabitjen, por ai pretendon se ka pasur një konflikt me Enverin rreth një vit më parë.

Autori është arrestuar së bashku me babain e tij dhe nga hetimet paraprake rezulton se e gjithë familja ka qenë në dijeni të krimit makabër./TemA
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Peticioni i fshatit: Vrasësi i çiftit të varet tek vendi i ngjarjes, ose do hakmerrem Empty Re: Peticioni i fshatit: Vrasësi i çiftit të varet tek vendi i ngjarjes, ose do hakmerrem

Mon 29 Oct 2012 - 22:38
dhe varka ast pak.......te digjet me benzis ashtu si dogji fatkeqet
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi