- DurrsakuV.I.P Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 47
Postime : 12667
Hobi : bisedat e sinqerta
Vendndodhja : diku
Anetaresuar : 04/12/2011
Greqia reagon për ngjarjet në Këlcyrë (video)
Wed 31 Oct 2012 - 9:39
Jashtme greke reagon pas pritjes që i bënë në Këlcyre anëtarët dhe
simpatizantë të Aleancës Kuq e Zi ekstremistëve të "Agimit të Artë” dhe
pjesëmarrësve të tjerë në ceremonitë përkujtimore për nder të ushtarëve
të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Në një njoftim për shtyp, gjatë mbrëmjes së të hënës, zëdhënësi i kësaj ministrie, dënoi ashpër ngjarjet e së dielës dhe sulmin ndaj përfaqësuesve të Greqisë në ceremoninë përkujtimore.
Delavekuras shprehu shqetësimin e Athinës për sulmet që qarqet
ekstremiste i bënë makinës së ambasadorit grek në Tiranë si dhe
automjeteve të pjesëmarrësve të tjerë në meshën përkujtimore një ditë më
parë në Këlcyrë.
“Gjatë ceremonive që u zhvilluan në
Këlcyrë, grupe ekstremiste u përpoqën të pengojnë zhvillimin e
ceremonive përkujtimore për të rënët e luftës. U desh ndërhyrja e
policisë shqiptare për shmangien e përshkallëzimit të situatës. Ngjarje
të tilla të paprecedent tentuan të pengojnë zhvillimin e ceremonisë dhe
kërcënuan sigurinë e familjarëve dhe përfaqësuesve të qeverisë greke në
Këlcyrë. Duhet që përgjegjësit për ngjarjet e së dielës të marrin një
mesazh të qartë se ky vendim shpreh vullnetin e dy popujve dhe qeverive
tona, ndaj është i pakthyeshëm”, përfundon deklarata e Ministrisë së
Jashtme greke.
http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=245029
www.top-channel.tv
- DurrsakuV.I.P Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 47
Postime : 12667
Hobi : bisedat e sinqerta
Vendndodhja : diku
Anetaresuar : 04/12/2011
Re: Greqia reagon për ngjarjet në Këlcyrë (video)
Wed 31 Oct 2012 - 9:51
SHQIPERIA KA ZOT BOLL ME ME TALLJET NGA FQINJET TANE QE DERI TASH DUKE PARE QE POLITIKA JONE NUK KA REAGUAR JANE TALLUR ME DINJITETIN E SHQIPETAREVE SI NE KUFI ASHTU DHE NE FUTJEN E HUNDEVE NE POLITIKEN TONE
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi