- LegjendaAnetar i perjashtuar
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 40
Postime : 5560
Hobi : FUTBOLL
Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
Anetaresuar : 19/02/2012
Manolis Glezos: Greqia përbëhet nga dy popuj, grekët dhe arvanitët (video)
Mon 28 Jan 2013 - 14:04
Manolis Glezos: Greqia përbëhet nga dy popuj, grekët dhe arvanitët (video)
Ka shokuar dhe befasuar gjithkënd fjalimi i një prej pionierëve të demokracisë moderne dhe revolucionarëve të luftës nazifashiste në Greqi, deputetit të partisë së SYRIZA-s, Manolis Glezos. Manolis Glezos mbajti këto ditë një fjalim në parlamentin grek.
Në fakt ishte replikë ndaj deputetit të partisë ekstremiste të neonazistëve grekë të “Agimit të Artë”, Panagioti Iliopoulou, i cili e konsideroi deputetin e partisë së PASOK-ut, Ahmed Chatziosman “agjent të turqve”, transmeton Shekulli.
Glezos pohoi këto fjalë, duke iu referuar dhe ministrit të arsimit K. Arvanitopoulos: “Ftoj ministrin e Arsimit të deklarojë, nëse është apo jo grek, sepse mbiemri i tij tregon se është arvanit. Po shikoja me vëmendje të madhe listën e emrave të deputetëve. Nga 38 deputetë, dy kanë emra turq dhe nga 36 të tjerët, 13 prej tyre kanë emra që nuk janë grekë, por janë të gjitha emra të huaj. Nuk kanë kuptuar ende se jemi dy popuj që jetojnë njëri pranë tjetrit”.
“Kështu, popullin fqinj nuk mund ta dëbosh. Fëmijën tënd mund ta përzësh nga shtëpia. Nga shtëpia e babait mund të largohesh. Bashkëshorten mund ta ndash, por popullin fqinj nuk mund ta ndash. Duhet të kemi mirëkuptim, paqe dhe solidaritet midis nesh që të bashkëjetojmë”.RadioBledi.Ch / Lajme

- Manolis Glezos: Greqia përbëhet nga dy popuj, grekët dhe arvanitët
- Tërmet në parlamentin grek, M. Glezos: “Tjetër grekët dhe tjetër arvanitët!”
- Greqia përfiton nga buxheti europian, Samaras: Bëmë më të mirën për grekët
- Ja çfarë ka thënë Enveri për grekët (VIDEO)
- Greqia reagon për ngjarjet në Këlcyrë (video)
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi