Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Dëbimi i priftërinjve në Përmet, reagon Greqia Empty Dëbimi i priftërinjve në Përmet, reagon Greqia

Sun 25 Aug 2013 - 20:44
Greqia ka reaguar pas zbatimit të vendimit të gjykatave nga ana e përmbarimit, për t’i kthyer Bashkisë së Përmetit Shtëpinë e Kulturës, e cila është përdorur nga Kisha Ortodokse për vite me radhë. Ministria e Jashtme greke, nëpërmjet një deklarate për shtyp, shprehet e shqetësuar për dhunën, sipas saj, ndaj priftërinjve dhe besimtarëve. Në deklaratë thuhet se Greqia uron që këto veprime të jenë kryer pa dijeninë e qeverisë shqiptare. “Jemi të shqetësuar për aktet e dhunës ndaj priftërinjve në Përmet. Dhuna ndaj besimtarëve dhe heqja e simboleve fetare janë veprime të papranueshme. Shpresojmë që këto veprime të jenë kryer pa dijeninë e qeverisë shqiptare”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme greke.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi