Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Shtohen infeksionet spitalore  Empty Shtohen infeksionet spitalore

Wed 31 Oct 2012 - 17:36
Infeksionet spitalore në sallat e operacioneve në spitalet tona zënë rreth 20 %, gati dyfishin e vendeve të tjera.

Specialistët deklarojne se shqetesues eshte ekzistenca e stafilokokut ne keto salla, shkaktar kryesor i infektimit te plageve te pacientit dhe qe ka fituar rezistence ndaj antibiotikeve.

"Përqindja e infeksioneve spitalore luhatet diku te 11 për qindëshi. Në Shqipëri kjo shifër është më e lartë shkon deri te 20-22 përqindëshi. Shumë e rëndësishme është vendosja e sistemit dhe e rregullave të lojës për t'i monitoruar këto infeksione dhe për t'i reduktuar ato, që ka të bëjë me ngritjen e njësive në çdo spital rajonal", thotë Gjergj Koja, specialist i ISHP-së.

"Gati 30 për qind e plagëve operatore janë të infektuara dhe gati 20-30 për qind e tyre kanë antibiotiko-rezistencë", thotë Silva Bino, specialiste e ISHP-së.

Specialistët thonë se tashmë janë gati protokollet klinike, qe do te zbatohen ne te gjitha spitalet rajonale të vendit për infeksionet spitalore. Sipas Binos 50 për qind e rasteve të protokolleve që përmbajnë mjekime me antibiotikë, është i gabuar.

"Në 50 për qind të rasteve përdorimi i antibiotikëve është ai që nuk duhet. Kjo ndodh për arsye se ka mungesa në lidhje me edukimin për përdorimin e antibiotikëve, mungojnë mekanizmat e kontrollit të përdorimit të antibiotikëve nëpër spitale. Një arsye tjetër është përdorimi i antibiotikëve pa kriter, si rezultat i përdorimit pa recetë të antibiotikëve", tha Bino.

Specialiste te Shendetit Publik u bejne apel mjekëve dhe qytetarëve të bëjnë kujdes në përdorimin e antibiotikëve, pasi perveç rezistences, rriskut te jetes, eshte dhe kosto ekonomike.

Shtohen infeksionet spitalore  INFEKSIONET-SPITALORE-31_tn
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi