Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Robert de Niro refuzon të vijë në Tiranë  Empty Robert de Niro refuzon të vijë në Tiranë

Thu 1 Nov 2012 - 18:46
Robert de Niro refuzon të vijë në Tiranë  52587_1

Aktori i njohur Robert de Niro, nuk e ka ndërmend ta vizitojë Shqipërinë për 100-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Ylli hollivudian nuk i është përgjigjur ftesës së Festivalit të Filmit Shqiptar, të cilin, pas gjashtë vitesh pauzë e ka rikthyer në skenë Qendra Kombëtare Kinematografike e Shqipërisë. Në tetor, QKK-ja kishte konfirmuar se i kishte bërë ftesë De Niros për të qenë i ftuar nderi në edicionin e 13-të të festivalit, që nis rrugëtimin më 3 nëntor. Ftesa i është bërë dy javë pasi De Niro – siç kishte shkruar në një komunikatë Zyra e Presidentit të Shqipërisë – i kishte premtuar kreut të shtetit shqiptar, Bujar Nishani, se do të vizitojë Shqipërinë. “De Niro, në përgjigje të ftesës së presidentit Nishani u shpreh se dëshiron ta vizitojë Shqipërinë në një moment të afërt në përshtatje me agjendën e tij”, ishte thënë në një komunikatë të lëshuar nga Presidenca, ku ishte cituar edhe De Niro: “U ndjeva i nderuar që takova presidentin dhe do të shkoj në Shqipëri. Vetëm se do të më duhet të caktoj një kohë të përshtatshme, sepse dëshiroj shumë që të shkoj dhe ta vizitoj Shqipërinë”, citohej të ketë thënë aktori i njohur.
Para pak ditësh, në një konferencë për media, organizatorët e Festivalit të Filmit Shqiptar kishin thënë se i kanë dërguar ftesë edhe aktorit hollivudian Robert de Niro dhe atij italian Raul Bova. Ata kishin njoftuar se pjesëmarrjen në festival e ka konfirmuar aktori italian Remo Girone. Por pak ditë para hapjes së festivalit organizatorët kanë konfirmuar se Robert de Niro nuk do ta vizitojë Shqipërinë gjatë datave në të cilat shtrihet festivali. “Robert de Niro nuk do të jetë në festival. Sot ne do të nxjerrim njoftimin për shtyp me gjithë listën e të ftuarve”, – i ka thënë “Kohës Ditore” Majlinda Tafa, nga stafi organizativ i Festivalit të Filmit Shqiptar, pa dhënë ndonjë shpjegim shtesë.
Festivali
Festivali i Filmit Shqiptar, – i cili këtë vit i dedikohet 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, – do të hapet me filmin “Nëntori i dytë”. Në listën e filmave konkurrentë për çmimin për filmin më të mirë artistik është edhe “Gomarët e kufirit” i regjisorit nga Kosova, Jeton Ahmetaj. Ndryshe, raporti i De Niros dhe i Shqipërisë ishte bërë lajm ndërkombëtar edhe më herët. Në shkurt të këtij viti, kur De Niro ishte mysafir në Festivalin e San Remos, gjatë pyetjes që i ishte bërë për prejardhjen e tij, qe krijuar një keqkuptim që bëri bujë. De Niro citohej të ketë thënë se ka gjak të përzier mes atij italian dhe shqiptar. Në fakt, aktori i njohur amerikan e kishte pasur fjalën për përzierjen e nacionaliteteve në vendin prej nga e ka origjinën, Italia. “Mund të kem edhe gjak shqiptari, por e di që vij nga një hapësirë italiane”, – kishte thënë De Niro gjatë një interviste në San Remo. Aktori i famshëm rrjedh nga një familje emigrantesh nga Sicilia që ka emigruar në Amerikë. De Niro kishte bërë bujë edhe në Serbi, kur në vitin 2010, gjatë vizitës bërë këtij vendi, për mediat e atjeshme pati deklaruar se ka gjyshen serbe. Më vonë edhe kjo deklaratë ishte hedhur poshtë nga vetë zyra e aktorit.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi