Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Morti kthehet në “festë”, e shpallën të vdekur, burri ishte për punë në Tiranë Empty Morti kthehet në “festë”, e shpallën të vdekur, burri ishte për punë në Tiranë

Sun 4 Nov 2012 - 9:37
Morti kthehet në “festë”, e shpallën të vdekur, burri ishte për punë në Tiranë 29902_6SHKODËR
-Gabimi në identifikimin e një kufome ka bërë që në Shkodër, një
familje të hapë mortin për të zotin e shtëpisë. E ndërsa në qytetin
verior ishin vendosur lajmërimet e vdekjes për 51-vjeçarin, ishte
caktuar ora 11:00 për ceremoninë mortore dhe njerëzit kishin nisur të
vinin për të përcjellë trupin e pajetë, ndodhi mrekullia. Mbërrin lajmi
se i zoti i shtëpisë ishte shëndoshë e mirë në Tiranë dhe madje kishte
lajmëruar familjen që t’i dilnin para, pasi kishte blerë shumë mall. Për
pak minuta askush nuk dinte se çfarë të thoshte dhe si të reagonte.
Situata absurde e këtij keqkuptimi kishte lidhje me disa koincidenca.
Para 3 ditësh në Shkodër kishte ndodhur një aksident rrugor, ku kishte
humbur jetën një person rreth të 50-tave i paidentifikuar.
AKSIDENTI
Sipas
policisë lokale, aksidenti kishte ndodhur afër Bexhistenit, në hyrje të
Shkodrës, ku ishte dhe një vendqëndrim për furgonët që vinin nga
Tirana. Nga ana tjetër 51-vjeçari, me profesion hidraulik kishte shkuar
në Tiranë për të blerë mall dhe familja e priste të vinte nga Tiranë dhe
të ndalej pikërisht tek Bexhisteni. Në kohën që do të vinte furgoni nga
Tirana, ka ndodhur aksidenti. Për shkak të përplasjes së fortë, personi
i aksidentuar kishte dëmtime të shumta në fytyrë dhe trup dhe ishte i
pamundur dallimi i saktë i tipareve. Nisur nga këto rrethana, familjarët
të tronditur kanë deklaruar se personi i aksidentuar ishte njeriu i
tyre, aq më shumë që mes viktimës dhe kryefamiljarit kishte shumë
ngjashmëri fizike.
MORTI
Kaq ka mjaftuar që në
shtëpinë në lagjen “Salo Halili” të Shkodrës të hapej lajmi i vdekjes
për të zotin e shtëpisë dhe të nisin përgatitjet për ceremoninë. Pasi
janë kryer formalitetet, është sjellë dhe trupi i pajetë në arkivol. Por
tmerri dhe trishtimi i familjarëve fatmirësisht nuk ka zgjatur shumë,
pasi një telefonatë ka zgjidhur gjithçka. Telefoni i 51-vjeçarit ishte
fikur për shkak të baterisë dhe ai kishte telefonuar nga një numër
tjetër. Ai ishte shëndoshë e mirë dhe kishte qëndruar një natë në Tiranë
për të bërë furnizim me mall. Sakaq është bërë transportimi i trupit të
pajetë i të aksidentuarit sërish në morgun e spitalit të qytetit të
Shkodrës.
VIKTIMA
Vazhdon të mbetet i
paidentifikuar personi që humbi jetën mëngjesin e 1 nëntorit për shkak
të një aksidenti rrugor. Viktima është një burrë rreth të 50-tave dhe
sipas njoftimit të bërë nga policia, jepen edhe shenja për identifikim.
Ai ka të veshur një xhup ngjyrë gri dhe pantallona ngjyrë kafe.
Aksidenti ka ndodhur në hyrje të qytetit të Shkodrës në vendin e njohur
si Bexhisteni, rreth orës 23:00 të së mërkurës. Makina që ka shkaktuar
aksidentin është larguar me të shpejtë duke lënë të aksidentuarin në
rrugë. Burime nga policia sqarojnë se është bërë i mundur identifikimi i
mjetit, por për arsye hetimi nuk jepen detaje. Kanë qenë kalimtarë të
rastit që kanë parë personin të shtrirë në tokë dhe e kanë dërguar në
Spitalin Rajonal të Shkodrës. Gjendja e tij kritike ka bërë që në
mëngjesin e së enjtes ai të ndërrojë jetë.

(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi