Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Nusja rreh me çekiç vjerrën, pse i përdori krehërin Empty Nusja rreh me çekiç vjerrën, pse i përdori krehërin

Mon 5 Nov 2012 - 10:23
Nusja rreh me çekiç vjerrën, pse i përdori krehërin Policia-e-durresitNjë nuse ka tentuar të vrasë vjerrën e saj 56-vjeçare, se përse ajo i ka përdorur krehërin. Nusja në nerva e sipër ka marrë një çekiç e ka qëlluar disa herë mbi kokën e vjerrës dhe fatëmirësisht ka qenë kunata tjetër ajo që e ka ndaluar këtë të fundit për të mos e vrarë fare vjerrën. 56-vjeçarja është shoqëruar menjëherë në Urgjencën e Durrësit ku i është nënshtruar mjekimit në kokë, ndërsa mjekët thanë se fatmirësisht Fatime Tanuzi ka shpëtuar vetëm me dy të çara në kokë, pa iu dëmtuar truri. Ndërkaq policia ka marrë denoncimin e së dëmtuarës dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Gruaja e dëmtuar e familjes Tanuzi i bën apel policisë për marrjen e masave që mund të frenojnë dhunën në familjen e tyre. Pas ngjarjes, në spital janë mbledhur familjarët e 56-vjeçares, të cilët janë shprehur se kanë mbetur vërtet të shokuar nga ky akt që ka bërë “nusja e shtëpisë”./alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi