Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

“Nuk i mbyll dot sytë se më del fytyra e djegur e Anushkës sime” Empty “Nuk i mbyll dot sytë se më del fytyra e djegur e Anushkës sime”

Wed 7 Nov 2012 - 0:16
“Nuk i mbyll dot sytë se më del fytyra e djegur e Anushkës sime” P3-300x164Prindërit pakistanez që vranë me acid vajzën e tyre15 vjeçare Anushën, pasi foli me një djalë jashtë shtëpisë, janë penduar për krimin e bërë. Teksa janë të arrestuar me akuzën e vrasjes me paramendim, ata folën për BBC dhe u shprehën se për momentin ajo që bënë iu duk e drejtë pasi ajo i turpëroi.
“Ishte një djalë që po kalonte me motoçikletë. Anusha ktheu kokën dhe po e shihte atë, madje dy herë. I thashë që të mos bënte kështu, sepse është gabim”, u shpreh i jati 53 vjeçari Zafar.
Ndërsa nëna e cila kreu edhe veprimin sipas traditës tregon se vajza i ishte lutur për ta falur: “Nuk e bëra me qëllim. Nuk do e bëj më. Por i hodha acid. Ishte shkruar që të vdiste në atë mënyrë”
Më tej i jati shton i pikëlluar: “Nëna e Anushës nuk duhej ta bënte këtë. Nuk më zë gjumi. Sa herë mbyll sytë, më del përpara fytyra e djegur e Anushës”.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Kotli të Pakistanit më 29 tetor ndërsa Anusha vdiq dy ditë më pas në spital për shkak të plagëve të rëndë nga acidi. Krimi u raportua nga vajza më e madhe e familjes, që nisi të dyshonte pasi pa se ajo e kishte fytyrën të mbuluar në funeral, çka është e ndaluar në praktikat myslimane./alb-observer.com/
“Nuk i mbyll dot sytë se më del fytyra e djegur e Anushkës sime” P1-217x300“Nuk i mbyll dot sytë se më del fytyra e djegur e Anushkës sime” P2-217x300
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi