Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Zbulimi! Ja si Zona 51 fshihte dhe fsheh avionë sekretë…!  Empty Zbulimi! Ja si Zona 51 fshihte dhe fsheh avionë sekretë…!

Wed 7 Nov 2012 - 0:46
Zbulimi! Ja si Zona 51 fshihte dhe fsheh avionë sekretë…!  Zona-51-300x238Është zona më e mistershme në botë!
Për shumë konspiraconist dhe njerëz të cilët nuk i binden kollaj “shpëlarjes” së trurit të sistemit aktual, citon alb-observer.com, Zona 51, përbën bazën më mistike e cila me mijëra herë është akuzuar se fshehë apo strehon aty jashtëtokësor!

Madje, janë me dhjetëra edhe vetë oficerët e lartë të ushtrisë amerikane të cilët në intervale të ndryshme kohe kanë dëshmuar një gjë të tillë.
CIA krijoji Zonën 51, në vitin 1955 për të studiuar dhe zhvilluar plane dhe projekte top-sekret të ushtrisë amerikane, në zonën e veçuar të shkretëtirës së Nevadës. Pas më shumë se 50 vjet më vonë, kjo bazë vijon të mos “ekzistojë” ende të paktën zyrtarisht, madje ajo nuk pasqyrohet në asnjë hartë zyrtare publike, përveçse të Shtëpisë së Bardhë dhe Elitës së Gjeneralëve e Amerikanë!
Nga viti 1950 deri në 60-ën, Zona 51 ishte epiqendra e planit OXCART, me qëllim që të krijonin pasardhësin për aeroplanin në ndërtim U-2.
Aeroplanët OXCART, citon alb-observer.com, pritet dhe janë parishikuar të jenë të “padukshëm” në ajër, pasi do të fluturonin në misione vëzhguese dhe grumbullimesh informacionesh mbi Bashkimin Sovjetik. Por, shumë shpejtë, personeli i Zonës 51 e pa të udhës se duhej me doemos që të fshiheshin dhe të mos të diktoheshin nga “sytë” e Sovjetikëve, edhe gjatë periudhës që ata ishin në fazën e testimit.
Zbulimi! Ja si Zona 51 fshihte dhe fsheh avionë sekretë…!  Avioni-1
Hijet e Zonës 51!
U vërtetua se edhe kjo nuk ishte e mjaftueshme. Agjentë kishin mësuar se Sovjetikët dispononin projektin e një aeroplani OXCART, gjë që u konsiderua se ato o “vodhën” nëpërmjet filmimeve të satelitit me infra të kuq!
Për shkak se një aeroplan, citon alb-observer.com, qëndroi i parkuar në rërën e nxehtë, hija e tij do të krijonte një linjë të freskët, e dukshme me anë të teknologjisë infra të kuq, edhe kur avioni ishte transferuar në brendësi të godinave të nëndheshme.
“Është si një parking”, tha Barnes për National Geographic News. “Edhe kur këto makina janë larguar nga parkingu, mund të shikohet me lehtësi sesa makina ishin pakuar në parking me teknologjinë infra të kuqe, për shkak të lëvrimit të temperaturës së sipërfaqes”.
Por, amerikanët për t’ju shmangur satelitëve spiun të rusëve, personeli i Zonës 51 krijuan avion falsë prej kartoni dhe materiale të tjera, me qëllim që të hidhnin hije zhgënjyese. Madje në shumë raste personeli ndizte “zjarre” në vendet e motorëve të avionëve falsë që të dukej se avioni sapo ishte uluar.
Zbulimi! Ja si Zona 51 fshihte dhe fsheh avionë sekretë…!  Avioni-2
Shumë më para epokës së tyre dhe më “inteligjent” se vetë krijimi!
Përsa i përket programit me pasardhësin e vërtet të U-2, Sovjetikët kurrë nuk ia arritën që të zgjidhnin misterin e OXCART para se programi i përfunduar të bëhej publik në vitet 60-të.
Por gjatë 2.850 orë fluturime top-sekret, citon alb-observer.com, shumë njerëz kishin një formë të çuditshme (për atë periudhë), avion Mach-3. Avion i cili nuk mund të dallohej edhe nga specialistët e aeronautikës dhe kontrollorët e qarkullimit ajrorë.
Avioni i ndritshëm me përbërje titani, ndihmoi shumë dhe ushqeu teoritë dhe konspiracionet rreth UFO-ve në Zonën 51.
Përfundimisht, rezultati i përgjithshëm ishte Arkangjeli -12, ose A-12 që konsiderohet si Sealth-i i parë i vërtet.
Avioni A-12 mund të udhëtonte me më shumëse 2.000 milje në orë (3.220 km në orë) dhe e përshkonte Amerikën për 70 minuta, madje njëkohësisht duke fotografuar dhe çdo gjë në sipërfaqen e tokës nga lartësia e 90.000 këmbëve (27.430 metra).
Si historian i CIA-s, citon alb-observer.com, David Robarge shkruante: “Veçse, edhe pse fakti se “ishte avioni më i përparuar që ishte ndërtuar ndonjëherë”, A-12 nuk u vu në shërbim të shërbimeve sekretet apo të agjentaturës amerikane, kundër Bashkimit Sovjetik. Ndërsa Arkangjeli ishte i gatshëm, pasardhësi i tij, përbindëshi SR-71 i Aviacionit Luftarak Amerikanë Blackbird, tashmë ishte në vepër…”./alb-observer.com/
Në vijim ndiqni dëshmi shokuese të oficerëve të ushtrisë amerikane që kanë shërbyer në Zonën 51:
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi