Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Skandali, Arben Imami shet 5 avionë dhe 2 anije për 18 milionë lekë, ja vendimet  Empty Skandali, Arben Imami shet 5 avionë dhe 2 anije për 18 milionë lekë, ja vendimet

Sun 11 Aug 2013 - 13:02
Ditën që u pret paratë e trajtimit me ushqime ushtarakëve, Arben Imami nxjerr në pazar asetet e Ushtrisë, kryesisht avionët dhe anijet e fundit që kanë mbetur. Më konkretisht, Imami po shet pesë avionë të Ushtrisë për 9 milionë lekë si dhe dy anije po të Ushtrisë për 8 milionë lekë. Nga çmimi qesharak kuptohet që avionët dhe anijet do të blihen nga ndonjë sekser i qeverisë. Skandali është i precedentë, pasi sekserët që do marrin avionët e anijet, fitojnë miliona euro. Vetëm skrapi i anijeve dhe avionëve kushton 4-5 milionë euro, pasi kanë metal shumë të kushtueshëm. Shitja e avionëve, anijeve, topave, tankeve dhe të aseteve të tjera të Ushtrisë është një nga skandalet më të rënda të Arben Imamit. “Autoritetit kontraktor: Ministria e Mbrojtjes. Lloji i procedurës se ankandit: Procedurë e hapur Objekti i shitjes: Shitje të avionëve i ndarë në 5 lote si më poshtë: Vlera fillestare në lek pa TVSH, Avion Jak-18 nr. 1 1971 1,863,574, Avion Jak-18 nr. 2 1971 1,863,574, Avion Jak-18 nr. 3 1971 1,863,574, Avion Jak-18 nr. 4 1971 1,863,574 dhe Avion Jak-18 nr. 37 1971 1,863,574. Përshkrim i shkurtër i objektit të shitjes: Ministria e Mbrojtjes synon të shesë avionë për përdorim jo ushtarak të cilat nuk gjejnë përdorim të mëtejshëm në Forcat e Armatosura. Sasia e mjeteve: 5 (pese) copë. Vlera fillestare: 9,317,870 (nëntë milionë e treqind e shtatëmbëdhjetë mijë e tetëqind e shtatëdhjetë) lekë pa TVSH. (sipas përllogaritjes së vlerës fillestare nga Komisioni i Posaçëm për këtë qëllim). Data e zhvillimit të ankandit: 24.07.2013 ora: 10.00 vendi: Ministria e Mbrojtjes”, thuhet në vendim. Në vendim jepet e informacion për mbi dokumentet e ankandit. “Afati i fundit kohor për dorëzimin e kërkesave për pjesëmarrje, data: 24.07.2013 ora: 10.00 vendi: Ministria e Mbrojtjes. Informacion mbi dokumentet e ankandit: Dokumentet e Ankandit mund të tërhiqen pranë Ministrisë së Mbrojtjes, Sektori i Ankandeve, kundrejt pagesës prej 1.000 (njëmijë) lekë. Dokumentet Standarde të ankandit përbehen: Formulari i njoftimit; Kërkesa për pjesëmarrje; Formulari i ofertës; Ftesa për ofertë; Formulari i njoftimit te fituesit; Formulari i publikimit te njoftimit te fituesit; Procesverbali/et i/e Komisionit te Vlerësimit te Ofertave. Kërkesa për pjesëmarrje, dokumentet dhe informacionet e kërkuara dorëzohen nga kandidatet blerës ne kopje fizike, me poste ose dorazi, ne vendin e përcaktuar ne dokumentet e ankandit”, thuhet në vendim.

Shitja e anijeve

Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, ka vendosur gjithashtu të shesë edhe dy anije. “Lloji i procedurës se ankandit: Procedurë e hapur. Objekti i shitjes: Shitje të anijeve i ndarë në lote si më poshtë: Përshkrim i shkurtër i objektit të shitjes: Ministria e Mbrojtjes synon të shesë anije për përdorim jo ushtarak të cilat nuk gjejnë përdorim të mëtejshëm në Forcat e Armatosura. Sasia e mjeteve: 2 (dy) copë. Vlera fillestare: 8,666,301 (tetë milion e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë mijë e treqind e një) lekë pa TVSH, sipas përllogaritjes së vlerës fillestare nga Komisioni i Posaçëm për këtë qëllim. Data e zhvillimit të ankandit: 26.08.2013 ora: 12.00, vendi: Ministria e Mbrojtjes. Afati i fundit kohor për dorëzimin e kërkesave për pjesëmarrje, data: 26.08.2013 ora: 12.00 ,vendi: Ministria e Mbrojtjes”, thuhet në vendim.

Ministria e Mbrojtjes shet vajra lubrifikante

Ministria e Mbrojtjes nuk di të ndalet. Ministri Arben Imami po shet gjithçka në Ushtri për të mbushur buxhetin e rrënuar të shtetit. Pas avionëve dhe anijeve, Ministria e Mbrojtjes po shet edhe vajra lubrifikante. “Përshkrim i shkurtër i objektit të shitjes: Ministria e Mbrojtjes synon të shesë vajra lubrifikante të cilat nuk gjejnë përdorim të mëtejshëm në Forcat e Armatosura. Vlera fillestare: 34,222. (tridhjetë e katër mijë e dyqind e njëzet e dy) lekë pa TVSH, sipas përllogaritjes së vlerës fillestare nga Komisioni i Posaçëm për këtë qëllim. Data e zhvillimit të ankandit: 23.07.2013, ora:10.00,vendi: Ministria e Mbrojtjes. Afati i fundit kohor për dorëzimin e kërkesave për pjesëmarrje, data: 23.07.2013, ora:10.00, vendi: Ministria e Mbrojtjes. Informacion mbi dokumentet e ankandit: Dokumentet e Ankandit mund të tërhiqen pranë Ministrisë së Mbrojtjes, Sektori i Ankandeve, kundrejt pagesës prej 1.000 (njëmijë) lekë”, thuhet në vendim. Adriatik Doçi/Gazeta SOT/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi