Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Alarmi për ndotjen në Elbasan Empty Alarmi për ndotjen në Elbasan

Thu 8 Nov 2012 - 18:35
Alarmi për ndotjen në Elbasan UZINA--08_tn_3

Ndotja në qytetin e Elbasanit ka marrë përmasa shqetësuese e për këtë arsye prefekti Shefqet Deliallisi dhe Drejtoria Rajonale e Mjedisit kanë deklaruar se do të merren masa ekstreme, deri në mbylljen e aktivitetit të kompanive industriale, që nuk respektojnë parametrat e ndotjes.

Nga matjet e bera ne muajin tetor rezulton se niveli i pluhurave respiratore është 20 për qind më i lartë se norma e lejuar.

I ashpër është treguar kryetari i Komunes Bradashesh,e cila ndodhet ne zonen e ish-Kombinatit Metalurgjik. Ai kerkoi zgjidhje ne te kundërt, se bashku me banoret do kerkonte mbylljen.

"Duhet ta zgjidhim këtë problem dhe të marrim masa përfundimtare. Nuk është problemi për t'i mbyllur se për këtë mjafton të ndërhyj unë me 10 mijë banorë", thotë Sollaku.

Drejtori i Agjencise Rajonale të Mjedisit Adi Madhi bëri me dije se është mbyllur Uzina e Petëzimit për shkak të përdorimit të lëndës djegese solar, e cila eshte mjaft e demshme per shendetin.

"Nuk është se është ndaluar solari, por parametrat teknikë të solarit duhet të jenë brenda normave. Solari i vendit nuk i plotëson normat. Eshtë lëndë djegëse, e cila është ndaluar. Nga data 5 ne kemi ndaluar Uzinën deri në riparimin e sektorit të prishur të gazit", tha Madhi.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi