- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
Adrola Dushi nga Rrësheni, përfaqësuese e Shqipërisë në “Miss Universe”
Sat 10 Nov 2012 - 13:20
Tiranë, nëntor – Spektakli i bukurisë shqiptare “Miss&Mister Albania”, organizuar nga Vera Grabocka dhe fotografi i njohur Fadil Berisha, ka shpallur të premten në mbrëmje vajzën që do të përfaqësojë Shqipërinë në “Miss Univers”, pikërisht Adrola Dushin nga Rrësheni, raporton Panorama plus. Kjo vajzë me tiparet e brunes, e cila aktualisht jeton në Tiranë, ka qenë e preferuara e Fadil Berishës për këtë vit. Mes vajzave të garës “Miss&Mister Albania 2012” ai ka zgjedhur Ardolën, për të përfaqësuar Shqipërinë këtë vit në “Miss Univers”. Pas përzgjedhjes së finalisteve disa javë më parë filluan përgatitjet për spektaklin kombëtar të bukurisë mbarëshqiptare “Miss & Mister Albania 2012”, i cili këtë vit kishte një konceptim në formën e fashion show-ut, në prezantimin e Alketa Vejsiut. Spektakli që do të transmetohet në “Tv Klan” këtë vit, ka eskluzivitetin e licencave më të mëdha botërore “Miss World”, “Miss Universe”, “Elite fashion”, “Mister World”. Vajzat dhe djemtë sfiluan në një skenografi krejt ndryshe, me formatin e pasarelave të botës, si të: “Victoria Secret” dhe të “Miss Universe”.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi